• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mbi 90 mijë azilkërkuesve nga Ballkani do t’u ndalohet hyrja në Gjermani

by Java News
09/08/2015 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 90 mijë azilkërkuesve nga Ballkani do t’u ndalohet hyrja në Gjermani

Më shumë se 90.000 azilkërkues nga Ballkani në Gjermani duhet të llogarisin tani me sanksione ligjore, si moslejimin e hyrjes në Gjermani për një afat të caktuar. Kjo deklaratë vjen nga presidenti i Zyrës Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF), Manfred Schmidt në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane “Die Welt” (të shtunën, 08.08). “Aktualisht kemi 94.000 kërkesa për azil nga vendet e Ballkanit në sistem”, i tha Schmidt gazetës gjermane. “Gati të gjithë ata do të marrin së bashku me njoftimin për refuzimin e kërkesës së azilit, edhe njoftimin tjetër për ndalimin e hyrjes në Gjermania dhe madje edhe ndalimin e qëndrimit. Azilkërkuesit nga Ballkani përbëjnë një ndër grupet më të mëdha të refugjatëve që hyjnë aktualisht në Gjermani, ndërkohë që “vetëm 0,1 deri në 0,2% kanë vërtet arsye për t’iu pranuar kërkesa për azil”, ka thënë kreu i BAMF-së.

Sanksionet ligjore bazuar në ligjin e ri për qëndrimin në Gjermani

“Nga 1 gushti ne kemi kompetencën të ndërhyjmë tek e drejta e qëndrimit, dhe të vendosim bllokimin e hyrjes në Gjermani dhe një ndalim qëndrimi për të të gjithë hapësirën e Shengenit, po qe se kërkesa e këtyre azilantëve për azil është qartësisht e pabazë”, thotë Manfred Schmidt. Një të huaji të dëbuar apo rikthyer në vendin e tij nuk do t’i lejohet hyrja në Gjermani për maksimalisht pesë vjet. Këto sanksione, të bazuara në reformimin e fundit të ligjit për të drejtën e qëndrimit në Gjermani, mund të prekin jo vetëm azilkërkuesit nga Shqipëria, Kosova e vende të tjera të Ballkanit, por edhe nga Gjeorgjia e Tunizia. Ndërsa të huajt që janë të integruar mirë në Gjermani dhe deri më tani kanë qenë vetëm me “Duldung” “të toleruar” për një kohë të caktuar do mund të qëndrojnë në Gjermani.

“Më këto masa ne u dërgojmë një sinjal të qartë njerëzve në vendet e origjinës”, thotë Manfred Schmidt. “Po qe se ti i hyn rrugës së kërkimit të azilit, atëherë me shumë gjasa, ti nuk ke më shans të hysh në mënyrë legale në vendin tonë.” Kreu i Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët mbrojti ndaj kritikave kërkesën e tij që azilkërkuesve me shanse të pakta për azil t’iu hiqen paratë e xhepit prej 143 eurosh. Për këtë nevojitet një ndryshim në ligjin për ndihmat që iu ofrohen azilkërkuesve, sqaron Schmidt. “Landet e federatës mundet kështu që në qendrat e pranimit të kalojnë pa hezitim nga ofrimi i parave tek ofertat materiale.” Për Manfred Schmidt shikon tek oferta e parave në dorë një ndër arsyet themelore për rritjen drastike të kërkesave për azil nga njerëzit nga Ballkani.

Shqiptarë të punësuar në firmat gjermane?

Ndërkohë në debatin për shpalljen e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si “vende të sigurta origjine” pozicionohet edhe ministri gjerman i Integrimit të landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë (NRW), Guntram Schneider (SPD), i cili për agjencinë e lajmeve epd të shtunën (08.08) u shpreh se ai nuk shikon ndonjë përparësi nga ky kategorizim. “Po qe se ne duam të ndalim fluksin e ardhjes duhet të japim kontributin tonë që të ndryshojnë kushtet e jetesës në këto vende.” Kështu duhet bërë presion që në Serbi të drejtat e njeriut të vlejnë edhe për pakica etnike si sinti dhe roma, thotë Schneider. “Por kjo nuk mund të thuhet se është kështu për momentin.”

Ndërsa lidhur me propozimin e fundit të socialdemokratëve për krijimin e mundësive të punësimit për njerëzit nga Ballkani Perëndimor, vijnë sinjale pozitive nga fraksioni i Unionit kristiandemokrat. “Ne duhet të shfuqizojmë për disa profesione ku ka mungesë punëtore verifikimin e prioritetit për vendin e punës”, është shprehur deputeti gjerman i CDU-së dhe kreu i grupit të punëmarrësve në Bundestag, Peter Weiß për gazetën gjermane “Rheinische Post”. “Në këtë mënyrë firmat gjermane mund të punësojnë më shumë shqiptarë apo kosovarë.” /DW/

Next Post

Kosova rrezikon të humbasë 12 mijë hektarë tokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

March 15, 2026
Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In