• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e Majta

by Ben Andoni
30/11/2024 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është një fakt, që kush po i jeton këto kohë e kupton fare mirë dhe qartë: pasi lidhet me anti-fashizmin. Një pjesë e së ashtuquajturës së Djathtë në vend dhe që dukshëm kanë mentalitetin e të Majtës së dikurshme e hedhin poshtë a priori. Përpjekja e turpshme për të mbuluar kolaboracionizmin, që çuditërisht tek ne konsiderohet si vlerë për disa; urrejtja “në masë” për anti-fashizmin duke e lidhur me komunizmin; zbehja e vlerave të fitores mbi fashizmin na zbret shumë e shumë shkallë poshtë vlerave, që mbajnë sot frymën e vendeve, që i vunë dërrmën fashizmit. Do të ishte një betejë e madhe në Konferencën e Paqes në vitin 1946, që Shqipëria, falë dhe presionit të delegacionit grek dhe të tjerëve, të mos binte në kampin e të mundurve dhe të privohej jo vetëm nga kërkesat e dëmshpërblimit të drejtë, por edhe nga narracioni, që një tufë vendesh i vendosën kësaj lufte. Shqipëria e vogël u gjend në krahun e tre superfuqive, që e mundën fashizmin. Duan apo nuk duan disa. Në rast të kundërt, jo pak gjasa kufiri i sotëm mund të ishte shumë më lart se ai ekzistuesi. Paçka se sot e kësaj kohe fqinjët tanë të Jugut nuk e respektojnë këtë verdikt dhe na shpalosin “Ligjin e Luftës”.

Gjithsesi, teza, e cila po merr qytetari mes studiuesve është ajo, e cila e dëshmon karakterin e dyfishtë që mori Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri nga shtatori 1943-nëntor 1944, atë të rezistencës nacionalçlirimtare por dhe të luftës/konfliktit civil, por kuptohet, që individë të ndryshëm e shtjellojnë sipas mënyrave të tyre dhe jo pak herë dhe nga prirjet politike. Siç ndodh zakonisht, kur nuk jemi dakord me veten, le t’u besojmë të huajve:  Studiuesi britanik, Eric Hobsbawm, i cituar shpesh në studimet tona, argumentoi se qysh gjatë viteve ’30 dhe, sidomos në periudhën gjatë Luftës së Dytë Botërore në Evropë ngjarjet morën edhe karakterin e një lufte civile ndërkombëtare, duke na dhënë edhe një paradigmë se: “kundërshtitë midis forcave fashiste dhe antifashiste u bënë të brendshme në çdo shoqëri”. Kurse, studiuesi francez Bernard Lory, duke analizuar Ballkanin gjatë Luftës së Dytë Botërore, arrin në konkluzionin për karakterin e katërfishtë të ngjarjeve në këtë rajon të Evropës: çlirimtar, fetar, etnik, civil. Me pak fjalë, më qartë se kaq nuk mund të thuhet. Një varg studiuesish të kësaj kohe, po hedhin dritë me mundësitë e tyre shumë qartë: Kasmi, Gurakuqi, Boçi, Kaba e shumë të tjerë, po shtjellojnë qartë prirjet në këtë luftë. Por pa u futur në ngërçet, që të imponon kjo kohë prej ndjeshmërisë, habia e madhe të mbetet për politikën. Sidomos asaj të Majtë. Ndërsa Aleatët tanë më të mëdhenj, apo disa nga vendet perëndimore (me kontribute minore) mundohen të ngrenë edhe ato pak elementë të sforcuar antifashizmi, ne i fshehim. Ne i sfumojmë. Ndaj të bënte aq çudi, që Bashkia që bëri një aktivitet aq të mirë për 28 Nëntorin 2024 dhe që nuk lë rast pa shfrytëzuar për festime, ishte aq e vakët për 17 Nëntorin e Çlirimit të Tiranës dhe 80-vjetorin e Çlirimit të Atdheut. Vërtetë nuk munguan kurorat te Varrezat e Dëshmorëve dhe krerët e lartë ndër to dhe incidentet e përvitshme të protagonizmit politik, por kjo datë dukshëm tashmë i komplekson të Majtët. Jo thjesht për kujdesin e mekur dhe kurimin sa për të thënë, por edhe në mungesën e përpjekjeve për t’i dhënë vendit një datë çlirimi të mirëpranuar, ashtu si mbi të gjitha edhe përbashkimin në këtë datë. Duan apo nuk duan, vetëm 3% e antifashistëve kanë qenë komunistë në LDB (Lufta e Dytë Botërore), ndërkohë që edhe shumë të ashtuquajtur individë që u atribuojmë termin nacionalistë kanë me çfarë të krenohen për Luftën. Ashtu si të dy palët duhet të ulin kokën për vrasjet në luftë, bashkëpunimin e hapur me fashistët dhe tollovinë makabre në ditët, kur Shqipëria po zgjohej pa kuçedrën fashiste mbi kokë. Po për fat të keq, të Majtët e sotëm, që drejtohen nga Rama kanë kompleks me Luftën, e para për pozicionin që ata morën në 1944 dhe e dyta se kjo vlerë u bën hije dhe sot. Sa për njerëzit, që mëtojnë se janë të Djathtë, mund ta përdorin si pushim këtë ditë dhe të merren me qëmtimet e atyre kohëve, kur jo pak njerëz që i glorifikojnë iknin kokulur me pushtuesit. (Javanews)

Next Post
Udhëheqësi i Koresë së Veriut zotohet për mbështetje të fortë për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës

Udhëheqësi i Koresë së Veriut zotohet për mbështetje të fortë për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-presidenti François Hollande bie pre e një grabitjeje, dy të arrestuar

Ish-presidenti francez rikthehet në skenën politike: Të bashkohemi për të mundur Le Pen

September 28, 2026
Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

September 28, 2026
Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

September 28, 2026
Maliq, Këshilli Bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

Maliq, Këshilli Bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

September 28, 2026
“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

September 28, 2026
Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

September 28, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Flakët dalin jashtë kontrollit në një grumbull mbetjesh në Lezhë, rrezikohen banesat

September 28, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

“Shpresoj të mos na lini sërish në baltë”, Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare

September 28, 2026
Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

September 28, 2026

“Drejtësia” refuzoi tryezën për pagat, përgjigjet Qeveria: Mirëkuptojmë kërkesën, nesër nisim punën për ligjin e ri

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com