• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 70 qendra votimi në Elbasan ende pa rezultate, Gjiknuri: Do shkojmë me 5000 vota diferencë

by A R
14/05/2023 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe njëkohësisht drejtues i saj për qarkun e Elbasanit u shpreh në “Opinion” në Tv Klan se mungesa e informacionit nga 70 qendra votimi në këtë qytet nuk është shqetësuese. Sipas tij, rezultati i tanishëm nuk dëmtohet prej tyre madje diferenca do të thellohet deri në 5000 vota.

Damian Gjiknuri: Unë pak a shumë e projektoj rezultatin sepse ne nuk ecim kuturu. Unë i pres dhe ato qendra por në të gjitha rrethanat ato s’e cenojnë fare rezultatin e tanishëm, pra mbi 4000 e ca vota dieferencë, madje mendoj se do ta thellojnë dhe unë besoj se do të shkojmë në 5000 vota diferencë me përpunimin e të dhënave të atyre qendrave sepse i di pak a shumë se si janë rezultatet e zgjedhjeve nisur nga pjesëmarrja.

Blendi Fevziu: Keni patronazhistët ju, harrova unë.

Damian Gjiknuri: Patronazhisti, unë e kam thënë është militant që bën me laps e letër, nuk e…

Blendi Fevziu: Hoxha thotë ti bëre tërmet, jo parashikim.

Damian Gjiknuri: Tërmeti ka hyrë në leksikun shqiptar si një fitore e fuqishme elektorale dhe tani e përdorin të gjithë tërmetin elektroral. Më vjen mirë që kam kontribuar në këtë madje. Partia Socialiste është një organizëm i organizuar, pra do të  thotë është një strukturë elektorale me të dhëna, me  projeksione. Unë që në fillim pak a shumë e parashikoja rezultatin sepse e di si sillet elektorati, i di të dhënat historike, di si reagojnë dhe njerëzit dhe praktikisht prandaj jemi organizatë e fortë, prandaj jemi organizatë e fortë, prandaj bëhet gabim. Ngatërrohet Facebook-u me votat.

Blendi Fevziu: Ky rezultat është i ngjashëm me atë të vitit 2021  apo jo, kur edhe konfigurimi politik ka qenë i njëjtë.

Damian Gjiknuri: Përqindja është më e thellë por numri i votave ka rënë sepse ka rënë në të gjithë Shqipërinë, është pjesëmarrja më e ulët në votime në të gjithë Shqipërinë. Janë disa arsye për mendimin tim një është e para interesi në zgjedhjet vendore më i ulët se në zgjedhjet parlamentare.

Damian Gjiknuri: Po, por ky është 10% më pakse zgjedhjet vendore të mëparshme, të 2015 flas se 2019 unë nuk e llogaris.

Damian Gjiknuri: Po mundohem të jap disa shpejgime të miat politike. Një mund të jetë kjo, interesi në zgjedhjet vendore më i ulët. E dyta ka të bëjë mbase me një lloj bjerrje të elektoratit të djathtë, pasiguri. Kjo i ka bërë që mos të dalin të marrin pjesë në votim. Kjo mund të ketë sjellë në leximin tim, një pasivitet të elektoratit në përgjithësi duke e ditur që gara mund të duket më e fituar në krahun e mazhorancës dhe projeksionet të tilla kanë qenë. Koha e keqe, shiu mund të ketë ndikuar, jam i bindur që shiu është një ndikues mjaft i madh për pjesëmarrjen në zgjedhje.

/a.r

Next Post
Pjerin Ndreu: Të goditën “çunat e llastuar” energjikisht, të skedohen. Nuk janë problem njerëzit e thjeshtë

Atentat ndaj Salvador Kaçajt? Reagon Ndreu: Protagonizëm idiot! Ai punoi kundër kandidatit të Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In