• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbi 6000 oficerë në terren për zgjedhjet e 30 qershorit

by Java News
27/06/2019 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot Policia e Shtetit del në gadishmëri të përforcuar, e ndërsa që prej mbrëmjes të së shtunës,  pak orë para se të nisë edhe procesi zgjedhor, do të pozicionohen pranë qendrave të votimit në të gjithë vendin.

Përgatitja e rreth 7500 oficerëve të niveleve të ndryshme ka nisur që në muajin Mars, për hartimin e detyrave në Programin e Punës, për sigurimin e rendit dhe të sigurisë në procesin zgjedhor, detyra të cilat vazhdimisht janë përditësuar në varësi edhe të situatave të krijuara në disa KZAZ në disa qarqe të ndryshme.

Prej ditësh ka nisur edhe plani i masave për sigurimin e më shumë se 5000 Qendra Votimi dhe në 90 KZAZ.

Burime pranë policisë pohuan për Report Tv se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i ka dërguar KQZ-së, listën me rreth 6000 punonjës të policisë që do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë; si dhe listën me mbi 200 automjete civile që do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Përveç punonjësve të Policisë në Drejtoritë Vendore, nga strukturat e disa njësive policore në Tiranë dhe Drejtorive të Kufirit dhe Migracionit do të dërgohen mbi 1000 punonjës policie në funksion të procesit zgjedhor, dhe do të vihen në dispozicion disa automjete të tjera.

Rreth 200 punonjës të Policisë të objekteve do të lirohen nga detyra për sigurimin e tyre dhe do të marrin detyra për procesin zgjedhor.

Burimet saktësuan se në çdo qendër votimi do të ketë të paktën nga dy oficerë policie, e ndërhyrja e tyre brenda qendrës do të bëhet vetëm me kërkesë të komisionerëve në ndonjë rast të mundshëm incidenti.

Prezencë më të shtuar të uniformave blu do të ketë vetëm në bashkitë e djathta, ku mendohet se mund të ketë edhe përplasje, për moszhvillim të zgjedhjeve.

Pikërisht në këto bashki, si Kamëz, Vorë, Kavajë, Shkodër, Devoll, Kukës, Pogradec, Klos, Selenicë, e në disa qytete të tjera, prezenca e policisë do të jetë më e shtuar. Në këto zona, është programuar që të qëndrojnë mbi 20 oficerë e të paktën nga 5 grupe të FNSH-së do të qëndrojnë në gatishmëri në disa pika të ndryshme, e do të ndërhyjnë vetëm me kërkesë të komisionerëve.

Ndërkohë, një tjetër masë e marrë nga policia, është edhe ajo e oficerëve të krimeve që qëndronin civilë, ditën e zgjedhjeve në terren do të dalin të veshur me uniformën e policisë së rendit, kjo për të mos krijuar tension apo përplasje me simpatizantë të opozitës./l.m

Next Post
Shkencëtarët janë të frikësuar për rritjen e temperaturave, parashikojnë pasoja në gjithë globin

Shkencëtarët janë të frikësuar për rritjen e temperaturave, parashikojnë pasoja në gjithë globin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com