• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkencëtarët janë të frikësuar për rritjen e temperaturave, parashikojnë pasoja në gjithë globin

by Java News
27/06/2019 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po përballet me rritje të shpejtë të temperaturave dhe parashikimet për të ardhmen janë edhe më shqetësuese. Një grup shkenctarësh të klimës, ekonomistë dhe analistë të dhënash nga univesrsitetet më prestigjoze amerikane kanë publikuar një raport tronditës mbi ndryshimet e klimës në çdo vend të planetit.

Studimi, i cili është publikuar fillimisht në New York Times ka matur ndryshimin e temperaturave për çdo qytetet të globit si dhe parashikimet për dekadat e ardhshme. Sipas tij, për kryeqytetin e Shqipërisë, temperatura mesatare për stinën e verës, gjatë dy dekadave të ardhshme pritet të jetë 2.2 gradë celcius më e lartë nga sa ishte 30 vjet më parë.

Më konkretisht, për periudhën 1986-2005 temperatura mesatare në Tiranë për muajt qershor-korrik-gush ishte 21.7 gradë celcius. Por në dy dekadat e ardhshme, pra në periudhën 2020-2039, kjo shifër pritet të arrijë në 23.9 gradë celcius.

Por Shqipëria nuk është vendi i vetëm që po përballet me rritjen e shpejtë të temperaturave. Studimi lëshon alarmin se ky fenomen është një emergjencë globale dhe se njerëzimi po e humbet betejën me ndryshimet klimaterike. Sipas shkencetarëve, kjo do të ketë pasoja të mëdha dhe shumëfishe, që nga shëndetësia e deri në ekonomi duke e bërë planetin një vend më të vështirë për të jetuar.

Prej vitesh ndryshimet klimaterike janë bërë një nga çështjet më të nxehta të debatit publik në arenën ndërkombëtare.  Në vitin 2015, nën siglën e Kombeve të Bashkuara 195 shtete të globit nënshkruan në Paris një marrëveshje ku u zotuan të ndërmarrin reforma serioze për të luftuar ndryshimet klimaterike.  Por Marrëveshja e Parisit mori një goditje të fortë kur dy vjet më parë presidenti amerikan, Donald Trump vendosi të tërheq Shtetet e Bashkuara, çka ka rritur edhe më shumë frikën se njerëzimi nuk do të arrijë të ndalë dot rritjen e shpejtë të temperaturave dhe pasojat apokaliptike që ngrohja do të ketë mbi planetin Tokë.(tch)/l.m

Next Post
“Ford” shkurton 12 mijë vende pune në Europë

"Ford" shkurton 12 mijë vende pune në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com