• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 100 të prekur nga sifilizi, 95% e tyre janë meshkuj. Mjekët: Mosha më e prekur, 20-40 vjeç

by A R
08/06/2025 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sifilizi, një nga sëmundjet infektive kërcënuese për jetën, po përhapet me shpejtësi në grupmoshat seksualisht aktive dhe kryesisht tek meshkujt.

“Nga një studim që kemi bërë janë mbi 100 raste të reja që janë ndjekur pranë shërbimit infektiv, kryesisht tek pacientët që kanë edhe HIV. Haset masivisht të meshkujt, mbi 95 % të rasteve. Grupmosha më e prekur është 20-40 vjeç”, u shpreh infeksionisti klinicist Arjan Harxhi

Shqetësuese, deri në nivel alarmi për institucionet, është fakti që mes një numri të pakët femrash të infektuara ndodhet edhe një grua shtatzënë.

“Është një situatë e rëndë pasi një sifiliz në shtatzëni mund të ketë pasoja të rënda tek fëmija që shkon nga aborti deri tek deformimet e lindura. Mjafton vetëm një rast i një gruaje shtatzënë me sifiliz që të shërbejë si zile alarmi”, tha mjeku Harxhi.

Infeksionisti klinicist Arjan Harxhi sqaron se sifilizi është një sëmundje e rëndë, por e trajtueshme nëse diagnostikohet herët.

“Nëse nuk evidentohet kalon në fazën e fshehtë që mund t’i jap pas disa vitesh apo dekadash simptomat. Mund të shkojë nga dëmtimet e rënda deri në vdekjeprurëse”, tha ai.

Studimi i infeksionistëve të QSUT-së tregon se pacientët e kanë shumë të vështirë të gjejnë trajtimin e duhur.

“Benzatine-peniciline, që është antibiotiku kryesor që trajton këtë infeksion, duhet të jetë më i disponueshëm, pasi nuk është i pranishëm as në listën e barnave të rimbursueshme dhe as i regjistruar pranë Qendrës së Kontrollit të Barnave, por ka qenë i disponueshëm falë importit me leje”, tha Harxhi.

Situata e re e krijuar nga kjo sëmundje, dikur e zhdukur, kërkon, sipas mjekëve, strategji të reja në diagnostikim dhe trajtim. Në të kundërt, pasojat me këto ritme infektimesh do të shtohen, me kosto të larta për jetën.

Next Post
“Abuzoi me detyrën”, PD: Nënkryetarja Ristani të largohet, prokuroria ta hetojë!

"Abuzoi me detyrën", PD: Nënkryetarja Ristani të largohet, prokuroria ta hetojë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com