• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbi 10 mijë euro kokainë në qese, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë/ Tentuan t’ja mbathin me vrap, por…

by Java News
27/02/2021 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Në njoftimin e policisë thuhet se u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. N., 47 vjeç dhe E. C(H)., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në  momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë për kapjen e tyre të dy këta shtetas janë përpjekur të largohen me vrap për ti shpëtuar kapjes së tyre , por nuk kanë mundur dot pasi janë vënë në pranga nga Policia.

Njoftimi i plotë

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.  Operacioni policor i koduar “Urus” i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

Shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 1 kg e 117 gram kokainë, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet se dy shtetas posedonin dhe merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë, pas një punë të mirëfilltë disa javore,  Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Tiranë, zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Urus”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

L. N., 47 vjeç dhe E. C(H)., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë grumbulluar informacione në rrugë operative se të dy këta shtetas mereshin me shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit “Kokaine” në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara dhe  pas një pune të mirëfilltë hetimore disa javore është bërë e mundur kapja në flagrancë e tyre në rrugën “Nikolla Lena”  në Tiranë, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin të dy këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  një qese me lëndë narkotike Kokainë me peshë 1 kilogramë e 117 gramë.

Gjithashtu u sekuestrua automjeti me të cilin këta shtetas qarkullonin për të shitur lëndën narkotike, 6 aparate celular dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në  momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë për kapjen e tyre të dy këta shtetas janë përpjekur të largohen me vrap për ti shpëtuar kapjes së tyre , por nuk kanë mundur dot pasi janë vënë në pranga nga Policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

g.kosovari

Next Post
E vetmja vaksinë me një dozë/ Johnson & Johnson merr mbështetjen e ekspertëve FDA për përdorim.

E vetmja vaksinë me një dozë/ Johnson & Johnson merr mbështetjen e ekspertëve FDA për përdorim.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com