• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 1 mijë vrapues nga 35 vende të botës në Gjysmë-Maratonën e Tiranës, Veliaj: Interesi është i lartë

by Java News
01/10/2019 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjysmë-Maratona e Tiranës do të zhvillohet këtë vit në datën 13 tetor, në edicionin e saj të katërt, me mbi 1 mijë vrapues të regjistruar nga 35 vende të ndryshme të botës.

E certifikuar nga International Athletic Federation (IAAF), Gjysmë-Maratona e Tiranës do të ketë plot risi, përfshi një itinerar të ri, që përshkon disa nga pjesët më tërheqëse dhe të bukura të kryeqytetit. Ajo ka ngjallur interesin e veçantë, jo vetëm të apasionuarve pas vrapimit brenda vendit, por gjithnjë e më shumë po zgjeron hartën e saj me pjesëmarrës edhe nga shumë vende të tjera të botës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u regjistrua sot si pjesëmarrës në maratonë, në një nga pikat e ngritura posaçërisht nga organizatorët në sheshin “Skëndërbej”, ndërsa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që duan të garojnë që të regjistrohen sa më parë.

Ai shtoi se gara e tij këtë vit do t’i kushtohet ndërgjegjësimit të qytetarëve për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i muajit të shkuar.

“Unë kam zgjedhur një kauzë, do të vrapoj në maratonë për të ndihmuar rindërtimin e të gjitha shtëpive të prekura nga tërmeti. Nëse dikush, ashtu siç ka mbështetur disa kauza mjedisore apo kauza të tjera sociale, do të mbështesë kauzën për të cilën unë vrapoj, di se ku më gjen në qendër të Tiranës. Keni një mundësi fantastike që nëpërmjet këtij aktiviteti sportiv, edhe shumë kauza të tjera, duke filluar nga rindërtimi i shtëpive tek ato për personat me aftësi të kufizuar apo kauzat mjedisore, të gjejnë sadopak mbështetje”, theksoi Veliaj.

Pjesë e maratonës nuk do jenë vetëm të rinjtë dhe ata që merren me sport, por edhe të moshuar që kanë vendosur të sfidojnë vitet e jetës dhe të provojnë veten në këtë garë. Në Ditën e të Moshuarve, kryebashkiaku tha se regjistrimi i kësaj kategorie është pa asnjë kosto.

Një tjetër kategori që do jetë e favorizuar për të marrë pjesë në Gjysmë-Maratonë do jenë edhe studentët. Kryebashkiaku nënvizoi se të gjithë ata që kanë një kartë studenti do të përfitojnë ulje në kuotën e regjistrimit.

Duke iu referuar regjistrimeve të deritanishme, ai tha se interesi është vërtet i lartë, jo vetëm brenda vendit, por edhe nga shumë shtete të ndryshme.

Gjithashtu, pjesëmarrës në këtë Gjysmë-Maratonë do jetë edhe 83 vjeçari Nexhat Xhemalçe, një garues i përhershëm i garave të tilla në shumë vende të botës.

“Kam gati 30 vjet që frenkuentoi këtë aktivitet sportiv. Gjatë këtyre 30 viteve kam një gamë të madhe aktivitetesh qofshin këto rang kombëtar dhe atij ndërkombëtar”, tha Xhemalçe.

g.kosovari

Next Post
“Selman Stërmasi” i tejmbushur në derbi, zbulohet shifra që arkëtoi klubi i Tiranës

“Selman Stërmasi” i tejmbushur në derbi, zbulohet shifra që arkëtoi klubi i Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E FUNDIT/ Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

E FUNDIT/ Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

March 2, 2026
Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

March 2, 2026
Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

March 2, 2026
Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

March 2, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In