• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbi 1 mijë viktima në vetëm dy ditë luftime, Izraeli shpall për herë të parë gjendjen e luftës

by A R
08/10/2023 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Izrael është shpallur për herë të parë gjendje lufte. Ky ishte vendimi i marrë nga kabineti i sigurisë, pas bilancit të rëndë me mbi 1 mijë viktima teksa për të dytën ditë me radhë forcat izraelite po përleshen me militantët e Hamasit në pjesën jugore të shtetit.

Ushtria izraelite deklaroi sot se synon të evakuojë të gjithë izraelitët që jetojnë afër Rripit të Gazës brenda 24 orëve, teksa ka dislokuar mijëra luftëtarë për t’u përballur me militantët e Hamasit, që janë infiltruar brenda Izraelit.

“Misioni ynë është që në 24 orët e ardhshme të evakuojmë të gjithë banorët që jetojnë rreth Gazës. Ka dhjetëra mijëra ushtarë në zonë. Ne do të arrijmë te secili komunitet derisa të vrasim të gjithë terroristët në Izrael”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari, duke shtuar se luftimet po vazhdojnë për të “shpëtuar pengjet” që po mbahen nga militantët.

Një ditë pas nisjes së sulmeve nga militantët e Hamasit, të cilët hynë në Izrael, forcat izraelite pa humbur kohë nisën kundërpërgjigjen. Pamjet e rënda tregojnë se si të dyja palët po përballen me shkatërrim total. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit deklaruan se po shpallin “gjendje gatishmërie për luftë” në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Ministri i Mbrojtjes ka miratuar një thirrje për rezervistët ushtarakë.

/a.r

Next Post
Rikthehet Broja, Sylvinho publikon listën për ndeshjen me Çekinë

Nis grumbullimi i Kombëtares për Çekinë, në vëmendje gjendja e lojtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com