• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbetur në harresë, braktiset Lapardhaja e Vlorës! Banorët: Prej ’90 s’kemi rrugë as ujë, veç premtime

by A M
12/01/2025 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lapardhaja, një fshat që dikur gumëzhinte nga zërat polifonikë dhe mikpritja e banorëve sot të përshëndet me heshtjen dhe rrugët e shkreta. Vetëm 30 kilometra larg qytetit të Vlorës, për të mbërritur këtu duhet më shumë se 90 minuta, për shkak të rrugës së dëmtuar, që duket sikur i përket një epoke tjetër.

Banorët, tashmë të pakët në numër – kryesisht të moshuar – jetojnë mes vështirësive që nuk po gjejnë zgjidhje.

“Rrugë nuk kemi. Nuk dimë çfarë është asfalti! Të rinjtë janë larguar të gjithë, shkolla është mbyllur prej vitesh. Jetojmë në harresë, pa dorën mbështetëse të askujt” thotw Bajame Merkaj, banore

“Lapardhaja dëgjohet vetëm për këngën labe. Rruga ka mbetur një ëndërr. Na thonë gjithmonë që do bëhet, por s’kemi parë asgjë.” tregon Patriot Çelaj, njw tjetwr banor

Të rinjtë janë larguar masivisht për një jetë më të mirë në emigrim dhe kthehen veç për festa, ndërsa banorët e mbetur kane mbledhur vullnetarisht 5 milionë lek për te betonuar një pjesë të rruges. Kanë hapur puse uji për të vaditur tokat por këto përpjekje janë larg të qenit të mjaftueshme.

“Shkolla është mbyllur prej kohësh. Tani është kthyer në një strehë për bagëtitë. Për rrugën kemi paguar nga xhepi, nga 500 mijë lekë të vjetra për çdo familje, por as ajo nuk po i reziston kohës” thotw Muço Abazi

“Rruga që kemi bërë po prishet. Pa përforcime dhe pa mbikëqyrje, çdo investim këtu është i përkohshëm.”

Lapardhaja, me emrin e saj të lidhur ngushtë me këngën labe dhe traditat, është kthyer në një kujtim të largët të asaj që ishte dikur. Banorët që jetojne kryesisht me blegtori presin përmiresim të infrastruktures.

“Banorët u bënë bashkë për të investuar. Bënë rrugë dhe hapën puse uji. Ndërkohë, na kanë premtuar shumë, por deri tani nuk është bërë asgjë’ tregon kryeplaku Artur Jaupaj.

Pasarela, dikur rruga e vetme që lidhte Lapardhanë me fshatrat përreth, ishte një nyje jetike për banorët dhe bagëtitë e tyre. Sot kjo urë është amortizuar dhe përbën rrezik për këdo që kalon mbi të. Si gjithë fshati, ajo mbart në vetvete kujtimet e një kohe që duket se ka kaluar pa kthim. Por shpresa nuk është venitur ende, në sytë e moshuarve lexohet një dëshirë e thjeshtë që zëri i tyre do të dëgjohet.

Next Post
Gjekmarkaj: PD, e vetmja alternativë për shpëtimin e vendit! Kemi nevojë për bashkim

Gjekmarkaj: PD, e vetmja alternativë për shpëtimin e vendit! Kemi nevojë për bashkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

November 5, 2026
Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In