• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbetjet”/ Shalsi e pranon: Ka pasur debate, ka deputetë të LSI e PS që mendojnë se duhet reflektim

by A R
22/12/2016 13:30
SHALSI PER PROTESTEN E 21 JANARIT - Deputeti i PS Eduard Shalsi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se doreheqja e zv/kryeministrit dhe ministrit te Ekonomise Ilir Meta ishte thjesht nje manover per te mbajtur ne kembe koalicionin, nje koalicion qe sipas tij do ta marre pergjigjen ne protesten e madhe te opozites ne 21 janar.

SHALSI PER PROTESTEN E 21 JANARIT - Deputeti i PS Eduard Shalsi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se doreheqja e zv/kryeministrit dhe ministrit te Ekonomise Ilir Meta ishte thjesht nje manover per te mbajtur ne kembe koalicionin, nje koalicion qe sipas tij do ta marre pergjigjen ne protesten e madhe te opozites ne 21 janar.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nismëtari i ligjit të “Mbetjeve” deputeti socialist, Eduard Shalsi u shpreh sot se jemi të hapur për propozime konkrete që ezaurojnë shqetësimet dhe ne në komision do ta shqyrtojmë pa asnjë paragjykim.

Shalsi tha se ka pasur debate dhe shqetësime në lidhje me këtë ligj nga deputetë të ndryshëm, nga PS dhe LSI, prandaj pret propozime për ligjin që ktheu Presidenti.

“Sot ka deputëtë të PS dhe LSI që mendojnë që mbi ndonjë pikë të argumenteve të Presidentit mund të reflektohet.

Por për pikë kryesore të Presidentit, dua të them se ligji nuk bie ndesh me direktivat e BE, pasi institucioni u shpreh mjaft qartë” tha ai.

Njënga propozimet konkrete që përmedi Shalsi ishte për raportin që duhet të ketë cdo biznes në trajtimin e mbetjeve të vendit dhe të huaja.

E ndërsa u shpreh se ligji do të mbetet pas Janarit, ai theksoi se nuk shkelet asnjë procedurë parlamentare.

“Nuk ka ndonjë teori konspirative për shtyrjen e dekretit, pasi nuk ka afat për shqyrtimin e dekretit në komisionet parlamenatre,por ka afat nga momenti i shqyrtimit në komision deri në seancë” tha Shalsi.

Ligji i mbetjeve, pasi u miratua në Kuvend u kthye nga Presidenti me disa arsyetime, ndër të cilat edhe për shkelje të direktivave të BE, por delegacioni përmes një reagimi për Shqiptarja.com u shpreh se nuk ka asnjë shkelje.

Fjala e plotë e Shalsit për ligjin e mbetjeve
Nuk ka ndonjë teori konspirative për shtyrjen e dekretit, pasi nuk ka afat për shqyrtimin e dekretit në komisionet parlamenatre, por ka afat nga momenti i shqyrtimit në komision deri në seancë.

Nuk është shkelur asnjë rregull parlamentar. Së dyti më duhet t’iu them që ka pasur debate dhe shqetësime në lidhje me këtë ligj nga deputetë të ndryshëm, nga PS dhe LSI.

Nuk i kam mohuar asnjëherë, por kemi shprehur vullnetin për ta përmirësuar. Iu rikujtoj që propozimi im fillestar, iu nënshtrua disa amendamenteve.

Sot ka deputëtë të PS dhe LSI që mendojnë që mbi ndonjë pikë të argumenteve të Presidentit mund të reflektohet.

BE e solli një përgjigje të qartë për argumentin kryesor të Presidentit, që ligji nuk binte ndesh me rregullat e BE.

Ka një pikë tjetër, që kërkojnë konsultime dhe disa kanë provpozime konktretene për vendosjen e kuotava për sasinë që duhet të përpunojë një biznes në raport me mbetjet e vendit dhe të jashtme, jemi të hapur për të reflektuar.

Synim ka qenë që industria e riciklimit duhet mbështetur. Nuk po flasim për plehra, por mbetje të riciklueshme.

Do të hapim diskutimet në komision sapo të kemi marrë propozimet për përmirësimin e ligjit.

Propozimet i presim nga deputëtët, grupet e interesit dhe Shoqëria Civile.

Jam vënë në dijeni për propozimin për kuotat. Meqë një nga pikat ishte mungesa e konsultimit, unë besoj që cilido që e ndien veten të përjashtuar të thotë fjalën e vet me cfarë nuk është dakord.

Ndërtimi i inciratorit në Fier, Elbasan apo dhe Tiranë, e kemi përjashtuar kategorikisht importin e mbetjeve për incinerim në Shqipëri.

Jemi të hapur për ndryshimin e pikave të caktuara. Jam konsultuar, por mund të ishin bërë më mirë, mund të ishin bërë.

Tymnaja mediatike nuk ka vend, cfarë duhet të bëj më shumë për të dëgjuar.  Jo të gjitha argumentet e Presidentit qëndrojnë, pasi BE u shpreh qartë.

Ligji do të mbetet pas Janarit, nuk pritet që të ndodhë para festave. 

Next Post
Debate e batuta/ Rama: Jozefinë, u bërë problem europian kur ishte kryeparlamentare, reagon Topalli

Debate e batuta/ Rama: Jozefinë, u bërë problem europian kur ishte kryeparlamentare, reagon Topalli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

March 1, 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In