• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbeti jashtë Kuvendit për 128 vota, reagon Gjylameti: Në këtë garë nuk ka humbës…

by A R
20/05/2025 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara brenda llojit rezultoi të ishte më e forta në Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, gjatë procesit të numërimit të zarfeve me votat e Diasporës, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Votat nga jashtë shërbyen për dy përmbysje të bujshme. Një në kampin blu, ku Isuf Çelaj ia rrëmbeu mandatin Shkëlqim Shehut në qarkun e Kukësit. E tjetra në kampin rozë, ku Olta Xhaçka me 128 vota ia mori nga duart mandatin koleges së saj Blerina Gjylameti.

Gara e dy zonjave socialiste në qarkun e Tiranës ishte e ethshme, por në fund ish-ministrja Xhaçka mori 6213 vota, ndërsa Gjylameti 6085 vota.

Pasi nuk ia doli të bëhej pjesë e Kuvendit të ri, Gjylameti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se nuk bën luftëra të vogla, por “beteja të mëdha për jetët e njerëzve, jo për vete”.

“Në këtë garë nuk ka humbës — ka vetëm të fituar. Dhe unë e besoj këtë me gjithë zemër. Të gjithë kemi fituar vazhdimësinë në rrugën drejt së ardhmes europiane. Beteja jonë vazhdon. Për angazhimet që kjo forcë politike ka marrë”, shkruan më tej Gjylameti.

Kujtojmë se pasi humbi mandatin, Gjylameti i bëri të hënën një kërkesë KQZ-së ku kërkoi pamjet filmike të numërimit të votave në të gjithë qarkun e Tiranës. Kjo kërkesë e saj por edhe të tjerë kolegëve socialist solli edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ka kërkuar në formë këshillë që të mos ndiqet kjo rrugë.

REAGIMI I BLERINA GJYLAMETIT:

Kam një përqafim të madh për secilin prej jush — dhe s’jeni pak, 6148 zemra! Të gjithë ju që më besuat gjënë më të çmuar që një qytetar ka: votën.

Kudo që ishit — në Njësinë 4, në të gjithë qarkun e Tiranës, dhe mbi të gjitha ju që votuat nga diaspora — dua t’ju them faleminderit.

Çdo votë, çdo shprehje besimi, është një gur i çmuar në themelin e një Shqipërie më të mirë.

Në këtë garë nuk ka humbës — ka vetëm të fituar. Dhe unë e besoj këtë me gjithë zemër.

Të gjithë kemi fituar vazhdimësinë në rrugën drejt së ardhmes europiane.

Unë personalisht kam fituar zemrat tuaja, respektin tuaj, mbështetjen tuaj, dhe për këtë ju jam thellësisht mirënjohëse.

11 maji për mua ishte një fitore e një lloji tjetër: një përvojë e vlefshme, një garë sfiduese dhe një rezultat që më mbush me krenari.

Faleminderit secilit prej jush.

Faleminderit ekipit tim të palodhur, familjes sime të duruar, dhe në veçanti Kryeministrit Edi Rama, për besimin dhe përkrahjen.

Sidomos në këto ditë të lodhshme e sfiduese, të mbushura me emocione, ne – më mirë se kushdo tjetër – e kuptojmë sa e vështirë është të mbash bashkë një familje të madhe si Partia Socialiste.

Beteja jonë vazhdon. Për angazhimet që kjo forcë politike ka marrë.

Ne nuk bëjmë luftëra të vogla — ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për vetët tona.

Mirënjohëse.

Këto zgjedhje, kjo garë, më kanë dhënë vetëdijen e plotë pse jam në politikë, pse në PS, dhe bindjen e thellë se Partia Socialiste është forca që i duhet vendit në këtë moment historik.

Zgjedhjet mbaruan.

Sovrani foli.

Politika për njerëzit vazhdon.

Next Post
Sherr në një lokal te “Treni”, 23-vjeçari plagos me thikë një person dhe i merr armën policit

Sherr në një lokal te "Treni", 23-vjeçari plagos me thikë një person dhe i merr armën policit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In