• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Mbështetën Becin’/ PD e Shkodrës, përgjigje Doshit: Humbja e opozitës e ka zanafillën në zgjedhjet e 6 marsit, qytetarët refuzuan ‘non gratat’

by Java News
30/05/2023 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike, dega Shkodër i është përgjigjur deklaratës së kreut të PSD-së Tom Doshit, i cili gjatë një interviste televizive tha se PD e Bashës në Shkodër ka mbështetur Benet Becin, kandidatin e PS-së. Në një deklaratë zyrtare PD thekson se PD ka qenë gjithmonë në krah të qytetarëve, por shton se humbja e opozitës në Shkodër duhet kërkuar te marrëveshjet e fshehta të zgjedhjeve të 6 marsit. Sipas PD-së kishte një dakordësi të plotë të Edi Ramës me të gjithë të korruptuarit dhe të gjithë nongratat, me qelli mbështetjen e Sali Berishës e zgjatimeve të tij dhe sulmin e PD-së.

“Partia Demokratike e Shkodrës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah dhe në interes të qytetetarëve dhe demokratëve të ndershëm të Shkodrës. Me këte përgjegjësi dhe vetëdije Partia Demokratike vendosi që në zgjedhjet e 14 majit të përfaqësohej vetëm me kandidatë për këshillin bashkiak në Shkodër. Të bindur në këtë vendimmarrje të drejtë, kemi qenë gjithnjë në përpjekje të vazhdueshme për ruajtuar dhe mbrojtur votën opozitare.

Për fat të keq humbja e opozitës në Shkodër duhet kërkuar shumë më parë se zgjedhjet e 14 majit. Kjo humbje e ka fillimin në marrëveshjet fshehta në zgjedhjet 6 marsit 2021, kur në dakortësi të plotë Edi Rama bëri bashkë të gjithë të korruptuarit, të gjithë nongratat, bandat e kriminelët në një sulm të paprecedentë ndaj Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj, me një qëllim: mbështetjen e Sali Berishës e zgjatimeve të tij.’- thuhet në deklaratën e PD-së.

PD thotë se humbja në bastionin e djathtë në Shkodër në zgjedhjet lokale të 14 majit, është shembulli dhe prova sesi shkodranët refuzuan dhe bojkotuan masivisht sepse nuk u besojnë ‘non gratave’ apo bishtave të tyre.

‘6 marsi ishte skena e një krimi zgjedhor, por Sali Berisha nuk i kontestoi procesin e zgjedhjeve të  6 marsit, përkundrazi e përdori këtë rezultat në favor të tij. Humbja e zgjedhjeve të 14 majit është shembulli dhe prova se shkodranët refuzuan dhe bojkotuan masivisht votimin sepse nuk ju besojnë më as nongratave dhe as bishtave te tyre. Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje që bëhet sot ndaj Partisë Demokratike dhe strukturave të saj në Shkodër për bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave. Këto akuza dhe shpifje janë prova më e qartë janë bërë bashkë “nongratat”, janë bërë bashkë të korruptuarit, përfituesit dhe zaptuesit e Shkodrës për të sunduar Shkodrën dhe të ardhmen tonë.

Partia Demokratike është dhe do të të mbetet Partia e njerzve të lirë! Partia Demokratike do të ringrihet mbi vullnetin dhe sakrificën e njerzve të ndershëm dhe do të jetë një Parti e vlerave perëndimore dhe euroatlantike me akte, jo me fjalë.  Partia Demokratike do të jetë e hapur për të gjithë ata qytetetarë të ndershëm që duan një të ardhme pa Edi Ramën, pa Sali Berishën dhe nongratat e tjerë.’- nënvizon PD.

Kreu i PSD-së Tom Doshi tha gjatë një interviste televizive se Partia e Bashës ka mbështetur Benet Becin në Shkodër. Madje sipas tij, PS i kishte gjetur edhe komisionerë pasi ajo nuk kishte.

“Po. Partia e Bashës mbështeti Benet Becin në Shkodër. Komisionerët e partisë së Lul Bashës i ka gjet PS-ja se as komisionerë nuk kishin. Pra, Berisha ta kërkojë brenda llojit, të mos vijë ta kërkojë tek unë as tek Partia Socialdemokrate. As komisionarë nuk kanë pas” –tha Doshi./m.j

Next Post
VIDEO/ Në Veri gjendje lufte, Kurti reagon nga “Facebook”, s’përmend SHBA: Demokracia s’mund të mbahet peng

VIDEO/ Në Veri gjendje lufte, Kurti reagon nga "Facebook", s'përmend SHBA: Demokracia s'mund të mbahet peng

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

February 24, 2026
Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

February 24, 2026
Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

February 24, 2026
Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

February 24, 2026
Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

February 24, 2026
Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

February 24, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lejuan shtëpinë e barit dhe kazinonë në mes të Lezhës, përjashtohen dy oficerë, e pëson edhe ish-drejtori

February 24, 2026
Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

February 24, 2026
Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

February 24, 2026
Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In