• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Mbështesim pushtetin vendor”, Denaj: Rritje e shpenzimeve buxhetore 5.3% më shumë se në vitin 2020

by A R
30/10/2020 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën kujdesin e veçantë të Ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj u zhvillua takimi  konsultues me qeverinë vendore për buxhetin e vitit 2021.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Denaj tha se pavarësisht rënies ekonomike të këtij viti dhe ritmit të ulët parashikuar për vitin tjetër, financimi nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor, jo vetëm që nuk ka pësuar ulje, por përkundrazi është rritur.

“ Në të njëjtën linjë, dëshiroj të risjell në vëmendjen tuaj qëndrimin tonë sa i takon pagimit të detyrimeve të prapambetura dhe shmangies së krijimit të detyrimeve të reja, apo qasjes së kujdesshme drejt politikave vendore fiskale. Këto të fundit duhet të jenë mbi të gjitha në mbështetje të sipërmarrjes shqiptare dhe investitorëve të huaj. Duhet të angazhohemi bashkërisht për një përmirësim të menaxhimit financiar të njësive vendore”, tha Ministrja Denaj.

—————————–

Fjala e plotë e Ministres Denaj

Të nderuar kryetar të bashkive,

Të nderuar pjesëmarrës,

Në kuadrin e konsultimit dhe rritjes së transparencës ndaj publikut, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, zhvillon sot këtë takim  konsultues me qeverinë vendore për buxhetin e vitit 2021.

Projektbuxheti i vitit 2021, është një buxhet i veçantë sepse  materializon efektet dhe masat shëruese për dy ngjarje të jashtëzakonshme si: tërmetet e vitit të kaluar dhe pandemia Covid-19.  Pavarësisht këtyre sfidave Qeveria vazhdon të mbetet në mbështetje të pushtetit vendor.

Pavarësisht rënies ekonomike të këtij viti dhe ritmit të ulët parashikuar për vitin tjetër, financimi nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor, jo vetëm që nuk ka pësuar ulje, por përkundrazi është rritur.

Referuar Produktit të Brendshëm Bruto për vitin 2021, transferta e pakushtëzuar do të ishte 1.4 miliardë lekë më e vogël se këtë vit.

Në fakt ajo jo vetëm që nuk ka pësuar ulje, por ka një rritje të lehtë mesatarisht 1.3%, krahasuar me vitin 2020, ose krahasuar me vitin 2013 është mbi 90% më e lartë. Është për t’u veçuar fakti se për herë të parë bashkitë do të marrin 800 milionë lekë më shumë nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale.

Disa nga treguesit e përmirësuar janë si më poshtë:

Decentralizimi dhe fuqizimi i qeverisjes vendore, vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e qeverisë dhe reformat e ndërmarra deri më tani pritet të kenë ndikimin më të madh në organizimin e administratës publike vendore në funksion të rritjes së cilësisë në ofrimin e shërbimeve publike vendore.

Në vijim të reformës administrativo-territoriale janë bërë reforma të thella në drejtim të menaxhimit financiar në nivel vendor.

Mbështetja që ka dhënë qeveria për njësitë e vetëqeverisjes vendore nëpërmjet reformave të ndërmarra, dhe rritja e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore ka bërë të mundur që:

–           të rriten mbi tre herë investimet dhe shërbimet publike dhe

–           njëkohësisht pesha e buxhetit vendor të rritet nga 2.1% e PBB-së në vitin 2013, në 3.3% të PBB-së në vitin 2021.

Për vitin 2021, shpenzimet e buxhetit vendor janë parashikuar në masën 56,3 miliardë lekë, me një rritje prej 5.3% më shumë se në vitin 2020.

Covid-19, ashtu si edhe në vendet e tjera ka pasur dhe parashikohet të ketë efekte negative në rënien e ekonomisë dhe për pasojë dhe në uljen e të ardhurave buxhetore.

Me qëllim ruajtjen e stabilitetit të shpenzimeve vendore dhe për mbështetjen për përballimin e shpenzimeve të Covid-19, niveli i transfertës së pakushtëzuar për vitin 2021 do të jetë me një rritje të lehtë krahasuar me atë të vitit 2020.

Kjo transfertë është rreth 52% më e lartë se ajo e vitit 2013 dhe rreth 50% më e lartë se e vitit 2015, si viti bazë para reformës administrativo-territoriale.

Të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore në vitin 2021 do të jenë 25.4 miliardë lekë ose 10% më të larta se sa i pritshmi i  vitit 2020 dhe pothuajse mbi dy herë më të larta se ato të viteve 2013 dhe 2015.

–           Financimi për arsimin parashkollor do të mbështesë pushtetit vendor përmes punësimit të 440 edukatore më shumë se 2019. Në këtë formë garantojmë uljen e numrit të fëmijëve nga 26 për një edukatore në raportin 15 fëmijë për një edukatore.

–           Rritja e pagave prej 15% që bëhet në kushte shtrënguese për buxhetin do të përballohet nga buxheti i shtetit duke konfirmuar mbështetjen për qeverisjen vendore dhe garantimin e zhvillimit të reformave të domosdoshme të ndërmarra nga qeveria.

–           Në buxhetin e vitit 2021, për herë të parë njësive të vetëqeverisjes vendore u është akorduar një fond për mbrojtjen civile prej 500 milionë lekë.

Duhet të angazhohemi bashkërisht për një përmirësim të menaxhimit financiar të njësive vendore.

Në të njëjtën linjë, dëshiroj të risjell në vëmendjen tuaj qëndrimin tonë sa i takon pagimit të detyrimeve të prapambetura dhe shmangies së krijimit të detyrimeve të reja, apo qasjes së kujdesshme drejt politikave vendore fiskale.

Këto të fundit duhet të jenë mbi të gjitha në mbështetje të sipërmarrjes shqiptare dhe investitorëve të huaj.

Fryma me të cilën ne si qeveri, po mundohemi të ndërtojmë terrenin e duhur ekonomik, për të mundësuar sa më shumë investime private vendase e të huaja, dhe zgjerim të aktivitetit të bizneseve aktuale, është:

–           thjeshtësimi i procedurave dhe burokracisë përmes reformës së derregulimit,

–           përmirësimet i kuadrit ligjor

–           incentivimi i sektorëve apo investimeve të targetuara.

Besoj që bashkërendimi i qasjeve, politikave dhe nismave edhe në nivel rajonal, është me rëndësi.

Krijimi një klime më të mirë ndaj biznesit do të ishte një investim i rëndësishëm, si në drejtim të zhvillimit ekonomik vendor, ashtu dhe në përmirësimin e treguesve social në nivel bashkie.

Së fundi, unë besoj që kërkohet dhe patjetër ka vend për më shumë angazhim serioz nga bashkitë, për implementimin e metodologjisë së re të taksimit të pronës.

Ne jemi të qartë në këtë pikë, qeveria qendrore ka bërë një investim të rëndësishëm në këtë drejtim. Mbetet e papranueshme që ecuria e taksës së pronës dhe të ardhurat nga taksa mbi ndërtesat të jenë në rënie.

Qëllimi është të përmirësojmë këtë sistem nga i cili mund të përfitoni më shumë të ardhura dhe të ofroni shërbime të përmirësuara për qytetarët.

Në shtator të vitit 2019, kemi miratuar udhëzimin për procedurat për menaxhimin e vështirësive financiare të bashkive, që besoj do të jetë një tjetër proces për ruajtjen e shëndetit financiar për njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Në këtë kuadër ju ftoj të tregoni angazhim maksimal për menaxhimin financiar të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Në mbyllje, buxheti vendor i vitit 2021, është vazhdimi i mbështetjes së qeverisë për reformat e ndërmarra.

Kjo kërkon më shumë përgjegjësi nga ju  për më shumë shërbime dhe investime publike për komunitetet vendore.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbetet një partner i rëndësishëm në ndihmë të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Faleminderit

Next Post
“Enjtje gishtash që mund të zgjasë me muaj”, zbulohet simptoma e re e Covid

"Enjtje gishtash që mund të zgjasë me muaj", zbulohet simptoma e re e Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion i madh antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë! Aktiviteti në kampusin universitar, sekuestrohen…

Operacion i madh antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë! Aktiviteti në kampusin universitar, sekuestrohen…

January 30, 2026
“Ministri qokash!” Xhelal Mziu sulmon Bajram Begajn: President kukull, dekretove Diellën

Mziu: Rama ka frikë të shkojë në SHBA! Në Europë shan Trumpin

January 30, 2026
Rikthehen “skemat piramidale” on line, platforma “Ivuu”, me qindra qytetarë po bien pre e mashtrimit

Rikthehen “skemat piramidale” on line, platforma “Ivuu”, me qindra qytetarë po bien pre e mashtrimit

January 30, 2026
Presidenti Trump emëron Kevin Warsh, kryetar të Rezervës Federale

Presidenti Trump emëron Kevin Warsh, kryetar të Rezervës Federale

January 30, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

E dënuar në Greqi?-Debati për mandatin e Gjokës, KLGJ e “pason” tek ILD

January 30, 2026
Raporti i OSBE-ODIHR për 11 majin/ Ilir Meta: U faktua se zgjedhjet nuk ishin të lira

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë por Apeli i GJKKO e rrëzon/ Meta: Po manipulohet gjykata për zgjatjen e paraburgimit tim

January 30, 2026
Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit, Koçiu: Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit, Koçiu: Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

January 30, 2026
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

Erion Veliaj depoziton në GJKKKO kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë

January 30, 2026
“Pushtojnë” burgjet escortat/ Ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po pres verifikimet

“Pushtojnë” burgjet escortat/ Ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po pres verifikimet

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In