• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbesa e At Zef Pllumit në çadrën e protestës: Të mos harrojmë të kaluarën

by Java News
21/03/2017 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e 32-të të protestës për zgjedhje të lira e të ndershme, në Sheshin e Lirisë u fol për letrat, mendimin, artin, krijimtarinë dhe shpirtin e një republike të re.

Në nisje, artistja Zana Turku ftoi të gjithë qytetarët të protestojnë duke kënduar së bashku, të mblidhemi në Sheshin e Lirisë.

Aktorja Rajmonda Marku interpretoi në çadër dy poezi të njohura nga Gjergj Fishta dhe Arshi Pipa. Mbesa e At Zef Plllumit, Angjelina Gjeka lexoi një paragraf nga libri “Rrno për me tregue”. “Unë nuk e mora dot librin me vete, e lashë në shtëpi, por librin e mora në zyrën e kryetarit Basha”, shprehu vlerësimin Angjelika Gjeka.

Ajo bëri thirrje për të mos të harruar të kaluarën duke u ngritur në protestë për të mos lejuar më që në parlament të ketë ish-zyrtarë komunistë dhe kriminelë.

“U bëj thirrje të gjithë të bashkohen me ne sepse nuk do ta harrojnë të kaluarën. I bëj thirrje popullit shqiptar që të mos të harrojmë të kaluarën dhe komunizmin. Unë flas në emrin tim dhe nuk dua në Parlamentin shqiptar kriminelë dhe ata që kanë qenë në qeverinë komuniste. Shqipëria ka të rinj e të reja të shkolluar dhe ata duhet ti shohim në Parlament. Unë dua që në parlament ta shoh veten dhe fëmijët e mi ta shohin veten të përfaqësuar tek njerëz me vlera. Unë i bëj thirrje edhe z.Basha që në parlament të ketë sa më shumë vajza e djem të rinj”, tha Gjeka.

Historiania Henriketa Papaj u shpreh se republika e sotme nuk u përket qytetarëve por një grushti pushtetarësh.
“Sot në pyesim se sa liri na garantohet përveç fasadës së demokracisë. E kujt është kjo republikë që kemi sot?! E Kolumbisë?! Eshtë e mbushur me hashash Shqipëria. Si mund të kemi këtë republikë kur pushtetin e kanë njerëzit e krimit dhe drogës. Demokracia është përfaqësim i popullit dhe duhet të kemi garanci të shkojmë të votojmë të lirë. Pushtetit duhet të jetë i popullit në një Republikë të Re. Fakti që ne jemi mbledhur këtu 3 muaj para zgjedhjeve tregon se demokracia sot në Shqipëri është e brishtë”, tha Papaj.

Papaj theksoi rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut dhe në vecanti të të drejtës për të votuar të lirë.

Tenori Rudi Sata shprehu mirënjohje për Partinë Demokratike që çdo mengjes këndon himnin kombëtar dhe ngre flamurin në çadër.

Ai shprehu indinjatën e thellë të komunitetit të artistëve që sot nuk janë të lirë dhe nuk kanë mundësi të shprehin artin e tyre.

“Dua ti kujtoj z Rama një thënie të Sokratit; rreziku nuk vjen nga reagimi i të mençurit, por nga heshtja e injorantit. E pra, ky popull nuk është injorant por me dinjitet e kulturë dhe çadra e tregoi këtë”, tha Sata.

a.ç
Next Post
Gjirokastër/ Mjeti del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

INSTAT: 117 aksidente rrugore me 17 të vdekur në muajin shkurt, 13,3 % më pak se në 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In