• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mbesa e Konicës vjen nga Siria: Dua pasaportën e Shqipërisë

by
12/10/2015 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mona Ajlani është sot 60 vjeçe. Në kokë mban një shami të bardhë, poshtë së cilës qëndrojnë dy sy të ftohtë, të akullt, të ujtë, bojëqiell të pastër. Me një palë pantallona e xhaketë të zezë që i mbulojnë trupin, ajo ka lënë Damaskun e shkrumbuar nga bombardimet, ka kaluar nëpër Libi, mandej në Turqi derisa ka shkelur tokën shqiptare, falë një vize 90-ditore që iu dha nga ambasada shqiptare në Egjipt, mbasi një banor i Vorës paraqiti për të një garanci.

I ka ende të freskëta kujtimet e luftës, shtëpinë e bombarduar në një zonë të kthyer ushtarake, imazhet e fundit të së motrës që u nda nga jeta, rrugët e shkreta, qytetin fantazmë që kontrollohet nga policia e shtëpinë nga e cila e nxorën me përdhunë vetëm me rrobat e trupit. Atje, veç varreve të babait, nënës, motrës e tezes, nuk e pret asgjë. Kur të gjithë sirianët e tjerë lanë vendin e u nisën drejt Gjermanisë, Mona Ajlani udhëtoi drejt Tiranës. “Jam gjysmë shqiptare. Ime më ishte Merushe Konica, vajza e Mehmet Konicës. Vendosa të vij këtu pasi flas shqip dhe ndjehem shqiptare. Nuk do ndihesha askund njësoj”, rrëfen ajo për “Gazeta Shqiptare”.

Në çantën që mban në krah ka disa dokumente të vulosura nga Ministria e Jashtme siriane, siç është certifikata familjare. Për të marrë ato vula i është dashur të udhëtojë mes “raketave” që çanin qiellin, por pa to, dokumentet nuk do të kishin vlerë. “Që të vija në Shqipëri, duheshin dokumentet. I kam marrë me vështirësi, por duhej t’i merrja. Atje nuk mund të rrija më: nuk kam as shtëpi e as njeri. Shtëpia ku jetoja unë është bombarduar. Për një muaj kam fjetur ku kam mundur, derisa erdha këtu”.

Gishtërinjtë e gjatë shtrëngojnë fort çantën, ndërsa gjatë rrëfimit të kalvarit të saj, shpesh bojëqiellja zbehet kur sytë i rrëmbushen me lot. Tri vite më parë, në Shqipëria erdhi Randa, kushërira e saj që pasi mori nënshtetësinë shqiptare, jeton në Kosovë. Atëkohë, Mona priti të ikte e motra e sëmurë. Tri vite më pas, ajo është e vetme, në Tiranën që e njohu në vitin 1994. Pasardhëse e Konicës dhe e Toptanëve(e ëma Edibe Zavalani-Konica), Mona rikthehet për të jetuar pjesën tjetër të jetës duke i kërkuar shtetit shqiptar nënshtetësinë, nëse ky shtet, do të mund të gjejë vend, për ata, shqiptarët e harruar të Sirisë.

Next Post

Enver Hoxha kishte kërkuar 4 miliardë dollarë nga Gjermania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com