Vazhdon të jetë një nga librat më të komentuar në median shqiptare publikimi i Dr.Shpëtim Çaushit, me titull “Edhe njëherë për shansin gjerman”, publikuar nga UETPress. Historia e shansit të humbur me Gjermaninë, gjatë kohës së diktaturës, mbetet një histori interesante edhe sot e kësaj dite. Në librin e tij, Çaushi thotë se Shqipëria e humbi një shans për të normalizuar marrëdhëniet me Gjermaninë.
I intervistuar nga gazeta Panorama, Çaushi thotë se e vërteta ishte se Enver Hoxha pranoi që të vendoseshin marrëdhëniet me Republikën Federale të Gjermanisë. “Enver Hoxha kërkoi në radhë të parë që të shfrytëzoheshin marrëdhëniet me RFGJ për marrjen e reparacioneve të luftës, që ishin mbi 2 miliardë dollarë të vlerësuara, të vitit 1938, plus përqindjet, që e çonin këtë shifër në rreth 4 miliardë e më shumë dollarë”.