• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbërriti mbrëmë në Rinas, gazetari: Lulzim Berisha nuk e donte ekstradimin në Shqipëri, dy vrasjet për të cilat akuzohet

by S T
19/03/2025 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Sokol Bregu, për ekstradimin e ish-kreut të bandës së Durrësit nga Spanja, Lulzim Berisha, thotë se nuk e donte kthimin në Shqipëri.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se Berisha akuzohet për dy vrasje të bujshme.

Për shumë kohë dinin vendin e tij ku strehohej, duhej një ndjekje disa javore deri sa arritën ta gjejnë, mënyra si e gjetën atë ditë do e transportonte në një vendbanim tjetër, ishte me një pasaportë të falsifikuar dhe u kap në një prej qyteteve bregdetare në një vilë luksoze në Spanjë.

Mbrojtësit e tij kërkuan të mos ekstradohet për shumë arsye, për arsye sigurie, lidhur me hakmarrjen që mund të rrezikonte, por të treja gjykatat, të treja shkallët e gjyqësorit vendosën për ekstradimin e tij.

Akuza që rëndojnë mbi të është për pjesëmarrje dy vrasje.

Ajo e Klodian Salihut për të cilën nuk u gjykua asnjëherë në procesin e vitit 2007 në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe ajo e një tjetër biznesmeni, e Vajdin Lames, me një minë të telekomanduar që rrëzoi pothuajse dy kate në mes të Tiranës.

Këto vrasje u zbardhën prej dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi.

Janë krime që automatikisht të çojnë në burgim të përjetshëm nëse shpallesh fajtor për të. Lulzim Berisha nuk donte të kthehej në Shqipëri.

Nuk mendoj se do të ketë hakmarrje, por të shohim se si do të shkojë procesi gjyqësor.

Është një dëshmi e Luftar Reçit që thotë se unë e ndihmova për të kryer një krim ndaj Klodian Salihut që ishte armik kryesor i tij, pasi kishin qenë shokë dhe ishin kthyer në armiq të betuar.

Reçi thotë se unë i dhashë Lulzim Berishës një bombë e cila shërbeu për të vrarë Vajdin Lamen.

Nuk ka një informacion publik që Lulzim Berisha ka prona në Shqipëri dhe aktivitet të dendur financiar.

Po të ketë, SPAK i ka instrumentet për të gjetur se çfarë ka në Shqipëri.

Lulzim Berisha mbërriti në Rinas gjatë orëve të mbrëmjes së të martës, ndërsa ka humbur betejën me autoritetet gjyqësore në Spanjë për kundërshtimin

Next Post
“Kemi ekonomi të lartë informale”, eksperti: Ndërtimi, i parapëlqyer për pastrimin e parave

"Kemi ekonomi të lartë informale", eksperti: Ndërtimi, i parapëlqyer për pastrimin e parave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

October 25, 2026
“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

October 25, 2026
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

October 25, 2026
Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

October 25, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Paketa anti-dhunë/ Balla: Parashikohet dëmshpërblimi i menjëhershëm i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave

October 25, 2026
La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

October 25, 2026
Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In