• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbërrin në vendlindje trupi i lezhjanit, dyshohet se e masakroi policia greke

by A R
14/08/2016 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trupi i 28-vjecarit Pëllumb Marnikollaj mbërriti sot në vendlindje ku dhe do të përcillet nesër drejt banesës së fundit.

Dyshohet se u masakrua në burg si në rastin e Ilia Karelit. 28-vjeçari nga fshati Rrilë i Lezhës, dyshohet se është dhunuar barbarisht deri në shkaktim vdekjeje.

I riu Pëllumb Marnikollaj sipas burimeve të pakonfirmuara, besohet se është dhunuar për vdekje në mjediset e rajonit të policisë “Kato Patisia” ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehur nga policia greke për më shume së 10 ditë, raporton “News 24

Ngjarja

Viktima Pëlumb Marnikollaj jetonte si emigrant në Greqi. Ngjarja është denoncuar përmes faqes ‘Realiteti Shkodër news’, ku thuhet se viktima Pëllumb Marinkolaj jetonte si emigrant në Greqi. Ai ishte arrestuar për vjedhje duke bërë 8 vite burg. Prej 4 muajsh gjykata e kishte liruar duke i dhënë një mase më lehtësuese, detyrim paraqitjeje. Me datë 3 gusht në orën 20:00, të mbrëmjes, shqiptari është paraqitur në rajon, por nuk ka dalë më i gjallë nga aty. Policia e ka dërguar të vdekur në morgun e spitalit “Erithros Stravros” Athinë, duke deklaruar se i riu shqiptar ka rënë nga kati i katërt i godinës së rajonit.

Rastësia ka bërë që pak minuta para se të futej në rajon, Pëllumb Marnikollaj të telefononte një shokun e tij. Gjatë bisedës i ka thënë se do ta ritelefononte pasi të firmoste paraqitjen në rajonin e policisë. Miku i 28-vjeçarit ka pritur telefonatën që nuk ka ardhur më.

Pasi i riu nuk është bërë i gjallë, miq dhe familjarë janë interesuar për humbjen e kontakteve të tij. Avokati i cili ndiqte çështjen penale të Pëllumb Marnikollajt, ka refuzuar të flasë me shokët e të ndjerit, duke thënë se ishte me pushime. E gjithë kjo situatë e paqartë ka vënë në alarm familjarët e të riut nga Lezha, ndërsa vëllai i tij ka udhëtuar drejt Athinës në kërkim të gjurmëve të vëllait të zhdukur. Pas shumë kërkimeve dhe përmes një avokateje është gjetur trupi i të riut fatkeq në frigoriferin i varrezave “Agio Anargioro”, gati për tu varrosur duke u klasifikuar si një kufomë pa identitet.

Fillimisht drejtuesit e varrezave kanë refuzuar të tregojnë trupin, të cilit i ishte bërë autopsia pa praninë e prokurorisë, grupit hetimor, familjarëve apo avokatit , por vetëm me urdhër të policisë greke. Miqtë e tij rrëfejnë për “Realiteti Neës” se trupi ka pasur shenja të dukshme të një dhune monstruoze . Pasi drejtuesit e varrezave janë ballafaquar me familjarët dhe miqtë, ato kanë thënë se trupi është sjelle i vdekur dhe ai do i dorëzohej familjarëve me kushtin e vetëm, që të mos kishte denoncime dhe çështja të varrosej bashkë me të.

Familjarët në gjendje shoku kane tërhequr kufomën e të riut nga dhoma frigoriferike e varrezave. Trupi mbërriti në Shqipëri, ndërsa në familjen Marnikollaj në Rrilë të Lezhës janë hapur dyert e mortit.

Kanë qenë miqtë e viktimës, të cilët kanë shkuar në rajonin e policisë duke kërkuar pamjet filmike të hyrjes dhe daljes së shqiptarit, pamje të cilat janë të zhdukura nga çdo server.

Miq te viktimes kërkojnë nga Ministria e Jashtme e vendit tonë dhe ambasada shqiptare në Greqi që rrethanat e vdekjes të Pëllumb Marnikollaj të zbardhen. “Diplomacia shqiptare nuk duhet të mbyll sytë dhe gojën para akteve barbare të dhunës ndaj shtetasve shqiptarë, aq më shumë kur bëhet fjale për vdekjen e një të riu brenda një rajoni policie në shtetin fqinj”, thone ata.

Next Post

Prokuroria italiane: Trafikantët shqiptarë edhe me pajisje antipërgjim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

January 21, 2026
“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

January 21, 2026
Vlorë/  Shpërthen bombola e gazit në banesë, 62-vjeçarja përfundon në spital

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, panik mes banorëve të lagjes “Hajro Çakërri”

January 21, 2026
E quajti Peleshin “të paaftë”, Komisioni i Etikës përjashton Bardhin për 15 ditë nga Kuvendi

“Bordi i Paqes” kalon nesër për ratifikim në Parlament, PD: S’kemi marrë njoftim nga Peleshi

January 21, 2026
“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

January 21, 2026
“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

Italia refuzon ftesën e Trump, Wittkof: Rreth 25 vende kanë pranuar, mes tyre Shqipëria e Kosova

January 21, 2026
Protesta kishte mbaruar, edhe policia ishte tërhequr. A e kishte Garda e Republikës motivin për të qëlluar mbi shqiptarët?

Protesta kishte mbaruar, edhe policia ishte tërhequr. A e kishte Garda e Republikës motivin për të qëlluar mbi shqiptarët?

January 21, 2026
Euro prek minimumin historik

Euro prek minimumin historik

January 21, 2026
“Po mundohej të dukej si i fortë me syzet e diellit”, Trump flet për negociatat me Macron: I thashë Emmanuel..

“Po mundohej të dukej si i fortë me syzet e diellit”, Trump flet për negociatat me Macron: I thashë Emmanuel..

January 21, 2026
VIDEO-Pas Armenisë me Shqipërinë/ Fjalimi në Davos – Trump bëhet sërish ‘lëmsh’, ngatërron 14 herë Groenlandën me Islandën

VIDEO-Pas Armenisë me Shqipërinë/ Fjalimi në Davos – Trump bëhet sërish ‘lëmsh’, ngatërron 14 herë Groenlandën me Islandën

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In