• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Mbaron” dashuria e Zuckerberg me kosovarët. Një shqiptar nga Franca i tall të gjithë

by Ylli Dylgjeri
12/01/2016 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një mëngjes shqiptarët aktive online u zgjuan me një informacion krejt të paparashikuar: Zuckerbergu i kishte pikë të dobët shqiptarët. Nuk ishte status Facebook-u, as satirë, shqiptarët e lexuan këtë informacion në media serioze, aty ku lexojnë deklarata kryeministrash dhe shkrime investigimi, citojmë Blic.

E vërteta është që ky letërkëmbim ishte “kurth” i Ilaz Hysaj, një qytetari nga Kosova i cili aktualisht merret me studime ne fushen e mjekësisë vaskulare në Francë, ku dhe ka kryer studimet e larta.

Me dhjetëra portale kishin cituar “për të qenë korrekt” nga një portal i vetëm (botasot) që kishte botuar një letërkëmbim midis Zuckerbergut dhe shqiptarit Hajdar K. Shtimja, i cili sipas themeluesit të Facebook në këtë letër, është njeriu që si me magji ndihmoi gjyshen e tij hebreje që të ngelte shtatzënë. Shkrimi i botuar në 9 janar nuk tregonte se nga ishte marre kjo letër, ku ishte gjetur dhe kush e kishte përkthyer në një dialekt gegë.

 “Pikërisht qëllimi i satirës sime ishte të thumboja shqiptarët që besojnë në gënjeshtrën, në mrekullinë dhe që ëndërrojnë se çdo njeri i madh mund të jetë shqiptar. Unë kam dhënë elemente që të kuptohet që është një trill. Në vend të “Washington Post”, unë kam shkruar “Washington port” se sepse nuk dua të manipulojë me burimet. Po ashtu shkruaj “Le mode” për gazetën “Le Monde” dhe “Charlie et Heddo” për “Charlie Hebdo”. Në këtë shkrim thuhet se personazhet kanë lëvizur me një makinë në vitin 1853? ndërkohë që makina është zbuluar 50 vjet më vonë dhe flitet për një përkthyese grua shqiptare në kohë të Turqisë. Të gjitha këto i “hëngrën” jo më pak se 30 media shqiptare me mbi 150000 pëlqime dhe klikime të panumërta. Ja intervista e Blic me te…

A ju shqetëson më tepër ky fenomen i gazetarisë shqiptare që mund të përhapet çdo gjë si e vërtetë?

Ky ishte një test që çdo gjë mund të përgatitet përmes mediave tona që nuk kanë kod të profesionit dhe nuk e shikojnë burimin nga vjen informacioni, nuk e analizojnë nëse është i vërtetë apo jo, por bëjnë garë se kush e përhap më shpejt lajmin për të fituar klikime,”

A u përpoqe ta ndaloje përhapjen e këtij lajmi?

“Nuk u përpoqa që ta ndaloj, madje dy shkrimet e fundit i vazhdova me qëllim për të parë se deri ku shkon çmenduria mediatike shqiptare. Dy të parat i bëra vetëm për miqtë e mi dhe portalet i morën pa më pyetur. Ato kishin një qëllim edukativ dhe një mesazh të qartë. Unë jam në rregull me normat morale dhe profesionale.”

Ne Francën ku jeton, a mendon se do të mund të ndodhte e njëjta gjë me mediat online?

Këto shkrime publikohen por vetëm  në portale apo gazeta satirike dhe aty nuk ka asnjë kufi dhe “mund të tallesh edhe me zotin”.

mark-zukckenberg-e1451999696511-848x478

1e86ebff16a50d35ea04e2d93b883709

73d2832c8c78758c64d624fa530f3e3c

Next Post

Rama flet për pushimet e tij në Miami: Paratë për vizitën i kam paguar vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In