• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mbaji duart larg demokracisë”- Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump dhe Musk

by A R
06/04/2025 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amerikanët po rebelohen ndaj Donald Trump. Miliona njerëz kanë dalë në sheshet dhe rrugët kryesore të shumë qyteteve në Shtetet e Bashkuara për të kundërshtuar ato që po konsiderohen politika të dëmshme dhe diktatoriale të Presidentit Trump dhe të krahut të tij të djathtë Elon Musk, që drejton Departamentin për Efiçencë Qeveritare.

“Kemi frikë për demokracinë tonë”, u shpreh një pjesëmarrëse në tubimin e mbajtur në Karolinën e Jugut.

“Gjëja më e keqe është se ai tashmë po flet për të mos u larguar pas këtij mandati dhe për të bërë dhe një mandat të tretë dhe kjo është e frikshme për mua”, shton më tej protestuesja.

“Hands Off”, në shqip “Mbaji Duart Larg”, është slogani i protestës më të madhe kundër Trump dhe Musk në SHBA që kur republikani u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Mbi 1200 demonstrata u organizuan në 50 shtetet amerikane. Protestat prekën qytete të ndryshme nga Nju Jorku në Boston, nga San Francisko në Portland. Por epiqendra ishte Uashingtoni, ku mijëra njerëz u mblodhën në Qendrën Kombëtare nën Monumentin e Uashingtonit, pak metra nga Shtëpia e Bardhë.

“Zgjohu dhe nuhat grushtin e shtetit”, “Trump luan golf ndërsa SHBA digjet”, “A nuk jeni të tarifuar?” ishin disa nga parullat e mbajtura nga protestuesit. Shumë paralajmërojnë të “mbahen duart larg” demokracisë, kujdesit shëndetësor dhe gjithçkaje që ka përfunduar në syrin e Trump dhe Musk, të paraqitur në tabela si dy nazistë.

Next Post
VIDEO / “Bravo, ti i beson edhe vetë gënjeshtrat”, Rama ironizon Berishën, Bashën dhe Lapajn

VIDEO / "Bravo, ti i beson edhe vetë gënjeshtrat", Rama ironizon Berishën, Bashën dhe Lapajn

Comments 1

  1. Opionisti says:
    11 months ago

    Mund te kete remunje ne amerike .ai mund te japi dorheqje

    Reply

Leave a Reply to Opionisti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

February 15, 2026
Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

February 15, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

February 15, 2026
VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

February 15, 2026
Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

February 15, 2026
I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

February 15, 2026
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In