• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbaj vendin tënd dhe mos u gëzo para kohe!

by Astrit Patozi
09/01/2022 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Përmbahu, o komandant, edhe pse nuk është kaq e lehtë ta fshehësh gëzimin pas një dhurate, që duket sikur të vjen nga qielli, kur shikon live se si kacafyten mes vedi kundërshtarët e tu politikë.

Por mbaj vendin tënd, se nuk pret kush prej teje t’u tregosh rrugën demokratëve se çfarë duhet të bëjnë me partinë dhe të ardhmen e tyre. Sado të dëshpëruar dhe të pashpresë të ngjajnë sot, për shkak të papërgjegjshmërisë së atyre që i udhëhoqën në përleshjet e djeshme, ata nuk kanë nevojë për sugjerimet e tua.

Madje nuk na shkon të japim këshilla, as ne të tjerëve, që kemi kaluar më shumë se gjysmën e jetës në atë parti, përsa kohë jemi ndarë me hir apo me pahir prej saj.

Sepse ti nuk je Ajatollahu i shqiptarëve, edhe pse mund ta ëndërrosh shumë një gjë të tillë. Ndaj shiko punët e qeverisë tënde, shumicën e të cilave i ke katranosur, dhe mos merr përsipër të bësh edhe detyrat e opozitës.

Ata do ta gjejnë vetë drejtimin e tyre, sepse opozita nuk mund të jetë asnjëherë vetëm një seli, një logo, një vulë, e aq më pak halli i vetëm një njeriu apo i familjes së tij. Ajo është mbi të gjitha frymë dhe nevojë e shoqërisë për të shpresuar tek ndryshimi dhe ajo do ta gjejë shumë shpejt, jo vetëm formulën e përfaqësimit, por edhe njerëzit e duhur për ta drejtuar.

Ndaj kurseji leksionet për demokratët e zhgënjyer dhe hidhi një sy anijes së lodhur të qeverisë tënde, e cila fut ujë nga të gjitha anët. Aq sa mund të fundoset edhe pa pasur nevojë fare për topat e kundërshtarit.

Next Post
Demokracia e humbur në PD është kërthiza e krizës

Një ditë pas protestës, grupi i Berishës niset për në selinë blu

Comments 2

  1. PRoshi says:
    4 years ago

    O Astrit , por qetesohu mor djale.
    Tani kur nuk e sheh veten ne ate parti qe ka 8 vite qe po e mer lumi e po e con tatepjete , pa koke e pa kembe.
    Rama nuk eshte i vetem si fitues , por ka nje parti solide sic eshte PSSH-ja me 800.000 deri 1 milion votues. E sa per qeverine eshte e vetmja qe ne dy vite po lan plaget krejt prej termetit.
    Nje qeversje e pergjegjshme qe nuk e kane patur kurre shqiptaret. Nuk po qeveris Rama Por PS-ja dhe shqiptaret e ndershem te keti vendi.

    Reply
  2. Boronica VORA says:
    4 years ago

    O Patoz
    Je katundar
    Në karakter
    I paparë,
    Me dyfytyra
    Si ti s’ka dy
    Je njësh i vetëm
    Që s’bëhen dy
    Trim pas beteje,
    Trim pas pilafi,
    Kur mbaron lufta
    Ty të del llafi
    Shko e pirdhu
    Njeri pa fytyrë.
    Kur s’je në fron
    Mbetesh një zgjyrë….

    Reply

Leave a Reply to Boronica VORA Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sytë m’i lidhën me çorapet e mia të gjakosura. Nëse do të përpiqesha të arratisesha, do të më vrisnin”

“Sytë m’i lidhën me çorapet e mia të gjakosura. Nëse do të përpiqesha të arratisesha, do të më vrisnin”

April 24, 2026
Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë

Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë

April 24, 2026
Nuk mbështeti SHBA-të në luftë, Pentagoni mund të përjashtojë Spanjën nga NATO

Nuk mbështeti SHBA-të në luftë, Pentagoni mund të përjashtojë Spanjën nga NATO

April 24, 2026
Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga Diaspora

Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga Diaspora

April 24, 2026
“Materiale ndërtimi që BE nuk i përdor”, Bici: Me sigurinë nuk duhet ceduar fare!

Si ndodhi zjarri te “Farmacia 10”, hetuesit marrin në pyetje 5 fëmijët që dyshohen se e nisën

April 24, 2026
1500 banesa të reja deri në 2029… Çfarë përfshin programi qeverisës ‘Rama 4’ për politikat sociale

Deri më 19 maj faza e parë e aplikimit për kreditë e buta, ja kriteret që duhet të plotësoni

April 24, 2026
Kërkesa e SPAK për Bllakon, 5 deputetë të PD kërkojnë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Kuvendi shpall dy vende vakante në KLGJ për pedagogët e Drejtësisë, kushtet dhe afatet e aplikimit

April 24, 2026
Shkak vendosja e tavolinave midis dy lokaleve, zbardhet plagosja te pazari i vjetër në Korçë

Shkak vendosja e tavolinave midis dy lokaleve, zbardhet plagosja te pazari i vjetër në Korçë

April 24, 2026
CNN: SHBA planifikon të sulmojnë Iranin në Hormuz, nëse dështon armëpushimi

CNN: SHBA planifikon të sulmojnë Iranin në Hormuz, nëse dështon armëpushimi

April 24, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Parashikimi i 12 shenjave të zodiakut nga astrologu Jorgo Pulla, ja ç’thonë yjet për ju sot

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In