• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mbahet në Tiranë tryeza për gazin, Balluku: Nismë që përforcon bashkëpunimin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA

by A R
05/02/2020 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në partneritet me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe Shoqatën e Energjisë së Shteteve të Bashkuara kanë organizuar në Tiranë, një tryezë mbi hulumtimin e “Potencialit të penetrimit dhe aplikimit të Gazit të Lëngshëm Natyror në Europën Qendrore dhe Lindore”.

Në këtë tryezë merrnin pjesë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, Ndihmës Sekretari për Hidrokarburet në Departamentin Amerikan të Energjisë, Steven Winberg, drejtues institucionesh si dhe ekspertë amerikanë dhe shqiptarë në fushën e gazit të lëngshëm.

Në fjalën e saj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi rëndësinë strategjike, por edhe ekonomike që ka organizimi i këtij takimi.

“Ky takim ndërinstitucional dhe gjithëpërfshirës është i rëndësishëm për Shqipërinë për dy arsye: Së pari, ky bashkëpunim do të përforcojë më tej partneritetin strategjik, të konsoliduar tashmë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe së dyti, sepse studimi i potencialit të depërtimit të gazit natyror të lëngshëm në shkallë të vogël dhe shpërndarjen me kontenier në tregun shqiptar është një mundësi e shkëlqyer për ne”, u shpreh Balluku

Qeveria Shqiptare ka prioritet zhvillimin e tregut të gazit dhe për këtë është angazhuar plotësisht në përmirësimin e vazhdueshëm të kornizës ligjore, fiskale, administrative dhe rregullatore.

Duke folur për projektet e parashikuara në këtë drejtim ministrja Balluku tha: “Masterplani ynë për gazifikimin e Shqipërisë, përfshin ndërlidhje të shumta me rajonin dhe rrjetet evropiane të gazit, dhe parashikon disa shtylla kryesore për zhvillimin e tij si Gazsjellësin Adriatiko-Jonian dhe atë ALKOGAP, por vlen të theksohet dhe ambicia jonë për krijimin e një Depozite Nëntokësore Gazi në Shqipëri. Shqipëria po konsideron gjithashtu një Terminal LNG në bregdet, si një burim alternativ furnizimi dhe si një ndër komponentët e sistemit të ‘depozitimit të energjisë’”.

Ministrja vlerësoi se studimi, me përkrahjen e Departamentit Amerikan të Energjisë, për këtë element të ri energjetik për Shqipërinë, do përshpejtojë futjen e gazit natyror në vendin tonë, krijon hapësira të reja investimi, si dhe ofron mundësi punësimi duke ndikuar direkt në ekonominë e vendit.

Nga ana e saj ministrja Balluku garantoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të reflektojë me vëmendje mbi gjetjet e këtij studimi dhe do të implementojë sugjerimet e tij, në mënyrë që të përparojë dhe lehtësojë penetrimin e gazit natyror të lëngshëm në Shqipëri edhe përpara vendosjes së tubacioneve.

Në mbyllje të fjalës së saj, duke falenderuar organizatorët e tryezës e në mënyrë të veçantë Ndihmës Sekretarin Winberg dhe Ambasadoren Kim, ministrja Balluku shprehu besimin e saj të plotë se përmes  nismës për zgjerimin e eksporteve amerikane të energjisë dhe rritjen e sigurisë së energjisë kudo në botë, Shqipëria do të përfitojë duke zbatuar strategjinë qeveritare për diversifikimin e burimeve, me rezultat uljen e importeve dhe rritjen e sigurisë dhe pavarësisë energjetike.

Next Post
Lleshaj propozon “Vetting” edhe për rrugët: Duhet të kemi përfaqësime me emrat të nderuar, të hiqen të dënuarit

Lleshaj propozon "Vetting" edhe për rrugët: Duhet të kemi përfaqësime me emrat të nderuar, të hiqen të dënuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

October 21, 2026
Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

October 21, 2026
Revolucioni ilegal i Tetorit

Revolucioni ilegal i Tetorit

October 21, 2026
Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

October 21, 2026
Alarm për sigurinë kibernetike në Shqipëri, AKSK kërkon përditësim të menjëhershëm të PHP-së për të shmangur sulmet në distancë

Alarm për sigurinë kibernetike në Shqipëri, AKSK kërkon përditësim të menjëhershëm të PHP-së për të shmangur sulmet në distancë

October 21, 2026
Privatësia e të dhënave, Meta do t’i paguajë 25 miliardë dollarë New Mexico-s

Privatësia e të dhënave, Meta do t’i paguajë 25 miliardë dollarë New Mexico-s

October 21, 2026
Bastisje në zyrat e Parlamentit Evropian, EPPO heton keqpërdorimin e fondeve nga e djathta ekstreme

Bastisje në zyrat e Parlamentit Evropian, EPPO heton keqpërdorimin e fondeve nga e djathta ekstreme

October 21, 2026
Nën hetim ish-guvernatori i Bankës Qendrore në Hungari, i akuzuar për zhdukjen e mbi 500 milionë eurove

Nën hetim ish-guvernatori i Bankës Qendrore në Hungari, i akuzuar për zhdukjen e mbi 500 milionë eurove

October 21, 2026
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

Dajaksevap

October 21, 2026
Brukseli thirrje Beogradit: Jepini fund dhënies së shtetësisë me procedurë të përshpejtuar për rusët

Brukseli thirrje Beogradit: Jepini fund dhënies së shtetësisë me procedurë të përshpejtuar për rusët

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In