• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Brukseli thirrje Beogradit: Jepini fund dhënies së shtetësisë me procedurë të përshpejtuar për rusët

by Java News
21/10/2026 19:55
Brukseli thirrje Beogradit: Jepini fund dhënies së shtetësisë me procedurë të përshpejtuar për rusët

Foto: Botë

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian u bën thirrje autoriteteve në Serbi që t’i japin fund praktikës së dhënies së shtetësisë përmes procedurave të përshpejtuara ose të thjeshtuara për shtetasit e vendeve që paraqesin rrezik për migrim të paligjshëm ose rrezik për sigurinë e BE-së, përfshirë Rusinë.

Kështu deklaroi për Radion Evropa e Lirë (REL) një zëdhënës i Komisionit Evropian (KE), duke komentuar vizitën e fundit në Rusi të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Ai rikujtoi se çështja e dhënies së shtetësisë është në kompetencë të Ministrisë së Brendshme.

Sipas këtij zyrtari, BE-ja është në dijeni të vizitës zyrtare të Daçiqit në Moskë javën e kaluar, gjatë së cilës ai paralajmëroi vazhdimin e bashkëpunimit intensiv mes ministrive të Brendshme të dy vendeve.

Vizita u zhvillua vetëm një javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi. Daçiq theksoi se ajo ishte planifikuar për në mars, por ishte shtyrë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Zëdhënësi i KE-së theksoi se qëndrimi i Brukselit ndaj partnerëve, përfshirë vendet kandidate si Serbia, ka qenë gjithmonë i qartë.

“Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë si zakonisht, as me regjimin e [presidentit rus, Vladimir] Putinit dhe as në hijen e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar”, tha ai për REL-in.

Zëdhënësi deklaroi se Brukseli dëshiron ta konsiderojë Serbinë një partnere të besueshme evropiane sa u përket parimeve, vlerave, sigurisë dhe prosperitetit të përbashkët, duke shtuar se Serbia duhet ta bindë BE-në për orientimin e saj strategjik.

“Prandaj, Serbia duhet t’i shtojë si prioritet përpjekjet për t’u përafruar gradualisht me qëndrimet e politikës së përbashkët të jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë”, tha zëdhënësi i KE-së.

Sipas tij, Serbia duhet gjithashtu të përmbahet nga veprimet dhe deklaratat që bien ndesh me qëndrimin e BE-së në politikën e jashtme.

Më herët gjatë ditës, për marrëdhëniet mes BE-së dhe Serbisë foli edhe zëdhënësi i KE-së për zgjerimin, Guillaume Mercier. Në konferencën e rregullt për media, Mercier theksoi se përparimi në rrugën evropiane kërkon “përkushtim vërtet të besueshëm, të dëshmuar me veprime konkrete”, si dhe që Brukseli duhet të shohë përparim në reforma.

“Ajo që mund të them është se ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj përparimit të Serbisë në rrugën e saj evropiane. Prandaj, duhet ta vazhdojmë këtë angazhim konstruktiv dhe do të bëjmë gjithçka që Serbia të përparojë. Siç thashë, është e rëndësishme që Serbia të ndërmarrë hapa në një sërë fushash për ta përshpejtuar rrugën e saj evropiane”, deklaroi Mercier.

Negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE janë kanë ngecur prej gati pesë vjetësh. Serbia hapi grupkapitullin e fundit në negociatat e anëtarësimit në dhjetor të vitit 2021. Dy muaj më vonë, Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, ndërsa Serbia refuzoi t’u bashkohej sanksioneve që BE-ja vendosi ndaj Kremlinit. Kjo ishte arsyeja kryesore e ngecjes së saj në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ndërkohë, gjendja e sundimit të ligjit është përkeqësuar, duke i vështirësuar edhe më shumë përpjekjet e Serbisë për të dalë nga ngërçi shumëvjeçar.

Dikur një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit, Serbia gradualisht e ka humbur vendin në rrugën e integrimit evropian krahasuar me vendet e tjera. Mali i Zi është aktualisht vendi që ka më shumë gjasa të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së, i ndjekur nga Shqipëria.

Përpjekja e fundit serioze për ta nxjerrë Serbinë nga ngërçi u shënua në korrik. Në atë kohë, një pjesë e shteteve anëtare konsideronte se Serbisë duhej t’i mundësohej hapja e Grupkapitullit 3, por nuk u arrit konsensusi i nevojshëm. Sipas informacioneve të REL-it nga burime diplomatike, shtetet që mbështesnin vazhdimin e rrugës evropiane të Beogradit hoqën dorë nga këto përpjekje në shtator. Kjo ndodhi pas ngjarjeve të lidhura me vdekjen dhe varrimin e Ratko Mlladiq, i dënuar për krime lufte.

Në Serbi, të dielën, më 25 tetor, mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Bashkimi Evropian, dikur një synim strategjik i vendit, pothuajse është zhdukur nga fushata zgjedhore. Vetëm lista “Evropa Serbi” e ka ndërtuar fushatën mbi anëtarësimin në BE dhe sanksionet ndaj Rusisë, ndërsa “Serbia e Bashkuar”, lista e partisë në pushtet, dhe Lista Studentore kryesisht e shmangin këtë temë. Listat e djathta euroskeptike e kundërshtojnë hapur anëtarësimin, ndërsa shumica e listave garuese, përfshirë edhe studentët që protestojnë, kundërshtojnë sanksionet ndaj Rusisë.

The post Brukseli thirrje Beogradit: Jepini fund dhënies së shtetësisë me procedurë të përshpejtuar për rusët appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Next Post
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

Dajaksevap

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In