• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

MB: Kush abuzon me azilin do të penalizohet

by Java News
09/08/2015 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea inspektoi të dielën Pikën e Kalimit kufitar të Kakavijës, në jug të vendit, ku mori kontakt me autoritetet e policisë kufitare me qëllim kqyrjen nga afër të zbatimit të masave për parandalimin e fenomenit abuziv të kërkimit të azilit në vendet e zonës Shengen.

Pas inspektimit, znj.Gjebrea pati një komunikim me gazetarët, ku theksoi dhe njëherë apelin për shtetasit shqiptarë që të heqin dorë nga aventura e kot e kërkimit të azilit në Gjermani apo vende të tjera të zonës Shengen, pasi “kjo mundësi nuk ekziston”. Gjebrea nënvizoi se gjatë muajit gusht priten të riatdhesohen 5 avionë të mbushur me shtetas shqiptarë që kanë kërkuar azil në Gjermani apo vende të tjera të BE-së.

E pyetur mbi qëllimin e vizitës së saj në Kakavijë, për të dytën herë radhazi, znj. Gjebrea ju përgjigj se, kjo ishte një vizitë pune me drejtuesit e Policisë Kufitare për të parë proçedurat e punës, ashtu sikurse edhe bashkëpunimin me oficerët e Policisë federale gjermane, të cilët po mbështesin dhe asistojnë oficerët e policisë sonë kufitare.

Sigurisht u shpreh ajo, edhe për të bërë një apel për qytetarët shqiptarë për pjesën e azilit,që të mos ndërmarrin asnjë aventurë pikërisht për të kërkuar azil pasi kjo mundësi nuk ekziston. Është bërë shumë e qartë nga autoritet gjermane e po ashtu edhe nga autoritetet shqiptare: të gjithë qytetarët do të kthehen” tha znj.Gjebrea.

Duke u ndalur në forcimin e masave në të gjitha pikat e kalimit kufitar, znj. Gjerbera theksoi se, drejtues të lartë të policisë dhe të MPB vazhdojnë të kenë inspektime të rregullta në pikat e kalimit kufitar dhe si të tilla do të vazhdohen e do të intensifikohen gjatë këtij muaji. Është shumë e rëndësishme që proçedurat e intervistimit të bëhen konform të gjitha rregullave që ka marrëveshja e lirë në vendet Shengen, u shpreh ajo.

“Policia është shumë më vigjilente për sa u përket të gjithë mundësive për të kaluar në mënyrë të parregullt, abuzive dhe për të goditur dhe trafikantë, të cilët përfitojnë nga qytetarët duke i joshur me para, tha Zv/ministrja Gjebrea, ndersa shtoi se, nuk është cënim i të drejtave të njeriut, vijoi ajo, kur policia kufitare është e detyruar të kthejë personat, në qoftë se ai nuk ka të gjitha dokumentet e rregullta, të justifikuara, që do të thotë, vlera monetare, biletë vajtje-ardhjeje dhe ftesa e personit përkatës, në raste të një qëllimi për punë apo lëvizje turistike.

Next Post

Si ta ktheni pasionin në lidhjen tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In