• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si ta ktheni pasionin në lidhjen tuaj

by
09/08/2015 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si ta ktheni pasionin në lidhjen tuaj

Të bukura, inteligjente, të dëshirueshme dhe megjithatë të vetmuara. Në njëfarë pike të jetës ngelen vetëm. Më parë ishte çifti, tani është boshllëku. Ndoshta ndonjë histori ose vazhdohet të rrihet së bashku pa dëshirë të madhe. Raporti tërhiqet zvarrë. Faji i kohës në të cilën jetojmë? Faji i femrave? Të jetë një problem stresi? Po ju a e keni pyetur veten ndonjëherë nëse dini se ç’të bëni? Po sikur të jetë sjellja juaj ajo që duhet ndryshuar e para?

E pakënaqura e përjetshme

Në marrëdhënie është e pasigurt. Arritur në të tridhjetat mendon se jeta po i ikën. Do të dëshironte një familje, fëmijë. Edhe pse ka një shok që tregohet i dashur me të, pavendosmëria e saj e shqetëson dhe kjo marrëdhënie nuk i mjafton më. Ai ka frikë nga nxitimi i saj. Ajo ndjehet e shqetësuar. Kështu ndodh gjithmonë. Të nisësh një raport mbi iluzionet, pa shpresë për të arritur falë tjetrit ekuilibrin që nuk e kemi vetëm, është një sjellje tipike e asaj që ka tendencë t’i lërë rastet t’i shpëtojnë nga duart. Kjo sjellje të çon në humbje sepse kërkon të realizojë raportet në një botë vetëm ideale. Prandaj duhet të mundoheni që këto t’i mënjanoni nga mendja juaj, me qëllim që të ktheni stabilitetin në lidhjen tuaj, shkruan gazeta Zëri.

E paparashikueshmja

Joshëse, e pavarur, e suksesshme. Ka pasur shumë histori, por kurrë definitive. Forca e saj e bën tërheqëse, por shumë siguri shkurajon ata që e duan. Për t’u mbrojtur nga zhgënjimet ka mësuar të klasifikojë problemet duke kultivuar perfeksionin. Në marrëdhënie është e paparashikueshme. Fytyra e saj prej femre të sigurt në vetvete shpesh ftoh pasionin. E rëndësishme është që edhe në shtrat të arrijë në njëfarë mënyre të evitojë intimitetin. Pika e saj e dobët është pikërisht kjo, pasi nëse në dhomën tuaj të gjumit mungon intimiteti, atëherë edhe lidhja juaj do të jetë në rrezik.

Martirja

Sakrifica është gjithçka për të. Dikush bën diçka të këndshme për të? Në rastin më të parë ajo tenton “t’ia lajë borxhin”, madje duke ekzagjeruar. Burri shpreh një dëshirë? Që nga ajo ditë për të bëhet një detyrë. Për të qenë e sigurt që e duan, ajo heq dorë nga arsyet e saj dhe ofron faqen tjetër. Shumë përkushtim e mërzit partnerin. Në fund të fundit e gjithë kjo nuk është tjetër veçse kërcënimi i atij që ndjehet në borxh me dashurinë dhe vë në dyshim faktin e të qenit i pranuar. Po ashtu, kjo mund të lindë edhe dyshime rreth mundësisë që ti të mos jesh besnike ndaj tij, prandaj duhet një përkushtim i matur ndaj partnerit tuaj.

Next Post

E keni parë në plazh Bella Hadid? (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com