• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazniku: Sheshi “Skënderbej” vend i të gjithëve, dëgjesa me çdo njësi

by A R
29/04/2016 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka vijuar turin e prezantimit dhe dëgjesave për projektin e sheshit “Skënderbej” me banorët e Njësisë Administrative nr. 11. Të pranishëm në këtë takim ishin nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, anëtarë të Këshillit Bashkiak, arkitekt e urbanistë, si edhe qytetarë të kësaj njësie. Në fjalën e tij, Mazniku theksoi angazhimin e Bashkisë për të ndërhyrë dhe transformuar hapësirat publike nga ato më pak publike siç janë zonat mes pallateve e deri tek zonat e rëndësishme jo vetëm për banorët e Tiranës por dhe më gjerë, siç është sheshi “Skënderbej”.

Nënkryetari i Bashkisë theksoi më tej rëndësinë që ka sheshi “Skënderbej” për çdo qytetar. Ai shtoi se është i nevojshëm zhvillimi i dëgjesave publike me banorët e çdo zone në mënyrë që ky projekt, jo vetëm të bëhet publik dhe i njohur për këdo, por edhe për të marrë prej tyre vërejtjet apo sugjerimet që mund t’i shërbenin përmirësimit të tij. “Sheshi është një vend që i shërben të gjithëve dhe riparimi i këtij sheshi është deri diku kulmimi i këtij synimi. Unë besoj se nga kjo anë është shumë e rëndësishme pse i bëjmë gjithë këto aktivitete dhe këto diskutime sepse në këtë mënyrë duhet të japim një mesazh që sheshi është i secilit prej qytetarëve të Tiranës”, deklaroi ai.

Gjithashtu, ai shtoi se nisur nga fakti se sheshi “Skënderbej” konsiderohet si qendra e gjithë shqiptarëve duhet edhe ta përfaqësojë realisht këtë simbolike me mënyrën se si do ndërtohet apo edhe gjelbërohet me gurë e pemë nga të gjitha trojet. “Sheshi në fakt nuk është as i gjithë Tiranës, por është i gjithë Shqipërisë, shkon përtej logjikës për të qenë vetëm i banorëve që jetojnë në kryeqytet. Sheshi është vendi ku ndodhin vazhdimisht aktivitete të mëdha kombëtare, ku ndodhin mbledhje, tubime, pra ka një rol si një vend në të cilin ne si qytetarë nga gjithë vendi bashkohemi”, tha Mazniku.

Drejtori i Përgjithshëm i Urbanistikës, Ditjon Baboçi, solli në vëmendje një sërë studimesh të cilat kishin si pikë të përbashkët pikërisht kthimin e sheshit “Skënderbej” në pedonale. “Dua të përmend studimin e kryer nga Komisioni Evropian (2007), studimin e financuar nga BERZH (2009), studimin e kryer nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (2011-2012). Të gjitha studimet përputhen në një pikë, që sheshi ”Skënderbej” duhet të jetë një shesh për këmbësorët. Por, pa dyshim që për këtë, një sërë masash të tjera duheshin marrë, ku pjesa kryesore janë në një proces zbatimi dhe një pjesë e tyre edhe janë realizuar”, tha ai.

Më tej, Drejtori i Transportit, Enton Punavija, sqaroi se  masat e marra në këtë kuadër kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore, transportin publik, por edhe ndarjen e qarkullimit në disa faza për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. “Jemi duke vlerësuar po ashtu të gjitha akset e tjera hyrëse, “Rrugën e Kavajës”, “Rrugën e Elbasanit”, “Rrugën e Dibrës”, Unazën ekzistuese të qytetit të Tiranës. Jemi duke marrë në analizë të gjitha nyjet, të gjitha kryqëzimet dhe mënyrën se si këto do të zgjidhen, me qëllim që të kompletojmë të gjithë infrastrukturën e nevojshme rrugore për të mundësuar një lëvizshmëri sa më të mirë në qytetin e Tiranës, për të dalë tek Unaza e Vogël e Tiranës”, sqaroi ai. Bashkia ka riorganizuar gjithashtu të gjithë rrjetin e linjave të shërbimit duke zgjatuar disa nga këto linja në mënyrë që çdo zonë urbane të ketë shërbimin e nevojshëm të transportit publik.

Ndërsa koordinatori i zhvillimit të projektit, Gentian Agolli, detajoi më tej ndërhyrjet në sheshin “Skënderbej”, duke theksuar se do të ketë një ndarje 50% me 50% të zonës së gjelbër me atë të gurtë, si edhe ndërtimin në mënyrë të ndarë nga njëra-tjetra të 11 lulishteve për t’i vënë ato gradualisht në funksion të qytetarëve.

“Kjo është bërë për arsyen që edhe njerëzit gradualisht të mësohen me kthimin e këtij sheshi në pedonal dhe pa trafik makinash. Pra, gradualisht do të hiqet trafiku i makinave në shesh, hap pas hapi”, tha Agolli ndërsa sqaroi se sheshi për asnjë moment nuk do të jetë tërësisht i bllokuar. Disa nga elementët e theksuar prej tij ishin 110 burimet në shesh të cilat do të krijojnë mikroklimën e duhur në këtë zonë, përdorimin e bimësisë, por edhe të gurëve nga zona të ndryshme të Shqipërisë por edhe kujdesi i veçantë për të garantuar ndriçimin e duhur të sheshit nëpërmjet sistemi të ri led.

Punimet e sheshit “Skënderbej”do të mbyllen brenda 12 muajve duke e kthyer kështu gjithë zonën në një kohë rekord, në shërbim të qytetarëve”

Next Post

E mitura e padit për përdhunim më 1994, Trump hedh poshtë akuzat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In