• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazniku: Rindërtimi sipas afateve, lagjet e reja me të gjithë infrastrukturën e nevojshme

by Ardit Rada
29/11/2020 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku thekson se aktualisht në Tiranë janë më shumë se 500 banesa në proces rindërtimi, ndërsa 55 familje po jetojnë në banesat e reja që janë ndërtuar dhe u janë dorëzuar. Duke folur për Scan, Mazniku bëri me dije se tashmë ka nisur puna dhe për lagjet e reja ku do të ndërtohen apartamentet për ata që mbetën pa shtëpi

“Në Tiranë, vetëm gjatë muajve dhjetor, janar, shkurt, mars, inxhinierët e Bashkisë Tiranë dhe inxhinierët që iu bashkuan në mënyrë vullnetare Bashkisë Tiranë, kanë vizituar më shumë se 32 mijë objekte për t’i vlerësuar. Vetëm në rastin e Tiranës, 17 600 familje aplikuan për mbështetje dhe ky është një proces i ndryshëm nga ai i vlerësimit të objektit. Tani do të vlerësohet familja. Ligji thotë nëse familja ka dy shtëpi nuk mund të përfitojë banesë të re apo as dëmshpërblim, pasi ka një banesë ku mund të zhvendoset. Pasi e gjithë logjika në të cilën u ndërtua ligji nuk ishte për dëmshpërblim, por mbi mundësinë e njerëzve që në qoftë se kanë ngelur pa banesë prej tërmetit të kenë një banesë. Janë shqyrtuar 17 600 dosje të nivelit DS1, DS3 dhe më shumë se 2600 dosje të nivelit DS4 dhe DS5. Që do të thotë, në total mbi 20 000 dosje të vlerësuara nga komisionet përkatëse. Sot ne kemi më shumë se 500 banesa që janë në proces rindërtimi. Sot në Tiranë kemi 55 familje që po jetojnë tashmë në banesa të ndërtuara të reja. Kemi tashmë një lagje të tërë, siç është rasti i “5 Maji” ku ka filluar rindërtimi. Në të cilën do të rindërtohen më shumë se 1100 apartamente dhe kemi lagjen e Kombinatit. Një lagje e tërë e projektuar nga fillimi me infrastrukturë mbështetëse, infrastrukturë uji, elektrike,transporti, parkim. E projektuar e gjitha dhe tashmë ka filluar në proces rindërtimi. Që do të thotë, në më pak se një vit, në një situatë të jashtëzakonshme kemi banesa individuale të nisura në proces, kemi rimbursuar paratë në më shumë se 6 mijë familje, kemi dy lagje të reja që kanë nisur punimet dhe do të mbarojnë në një kohë të shkurtër. Qeveria u tregua e kujdesshme dhe në këtë fazë të ndërmjetme, u pagoi qiratë familjeve që humbën banesat”, tha Mazniku.

Nënkryetari Mazniku theksoi se diferenca mes PS dhe PD është e qartë. Ai solli në vëmendje përmbytjet në Shkodër, ku pavarësisht premtimeve të shumta të bëra nga qeveria e djathtë e asaj kohe, qytetarët morën dëmshpërblimet vetëm kur erdhi PS në pushtet.

“Ne nuk krahasohemi me PD, dhe mjafton të përmend që përmbytjet në Shkodër, kjo forcë politike duhej të bënte vetëm dëmshpërblimet dhe nuk I bëri, por I bëmë ne si Parti Socialiste. Pallatet që janë shpallur të pabanueshme janë ndarë në 2 kategori, e para janë objekte që pas vlerësimit të thelluar, të bërë nga inxhinierët përkatës që duhet të shemben dhe do të shemben, banorët e këtyre pallateve do përfitojnë banesë të re. Kategoria e dytë janë ato objekte që nga studimi i thelluar thuhet që mund të riparohen dhe kosto e riparimit është më pak se 70% e këtyre objekteve, ato do të riparohen. Janë mbi 250 ml euro fonde nga qeveria shqiptare për rindërtimin, por banesat shumëkateshe nuk mund të ndërtohen me një çelës magjik që se ka asnjë”, theksoi ai./a.p

Next Post
Aksident në Berat/ Fuoristrada del nga rruga dhe rrezikon të bie në lumë

Aksident në Berat/ Fuoristrada del nga rruga dhe rrezikon të bie në lumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

November 12, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Ligji për Dhomat e Specializuara rikthehet sot në Kuvend, VV dhe PDK dakordohen për amendamentimin e tij!

November 12, 2026
Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

November 12, 2026
Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

November 12, 2026
Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

November 12, 2026
Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

November 12, 2026
Soros ‘i përvishet’ presidentit kinez: I rrezikshëm për shoqëritë e hapura

Xi Jinping rikthen mesazhin për Tajvanin: Ribashkimi i plotë është i pashmangshëm

November 12, 2026
Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

November 12, 2026
PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

November 12, 2026
“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In