• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazniku: Baza e NATO-s, zhvillim për Kuçovën. Muze ushtarak? Projekti, paketë e plotë për sektorin e turizmit

by Java News
09/03/2024 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku thotë se hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, do të sjellë zhvillim për qytetin.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Mazniku u shpreh se me kryebashkiakun e Kuçovës, është biseduar për hapjen e një muzeu ushtarak.

Sipas Manzikut, projekte të tilla do të shërbejnë si paketë e plotë për zhvillimin e turizmit në zonë.

“Për Kuçovën, e cila padyshim që përveç ekonomisë tradicionale të saj, fakti që i shtohet një degë e rëndësishme potenciale e një ekonomie të re, është një element shumë i rëndësishëm për qytetin dhe një element i cili krijon degë të re të elementëve të qytetit. Baza si kjo kanë një seri elementësh sekondarë. Ju u fokusuat në çështjen e banesave, por ka të bëjë edhe me konsumin. me shërbimet sekondare.

Është një degë e re e dobishme e ekonomisë në këto zona. Këtë diskutim e kam bërë dhe me kryearin gjatë turit në Kuçovë, një muze ushtarak, ka dy elemente, historinë e qytetit në raport me aviacionin dhe historinë e qytetit në raport me naftën, është padyshim një ide interesante për të sjellë një turizëm specifik të posaçëm. Duhet të ketë elemente që kanë të bëjnë me turimzin, agroturizmi, pra të jetë një paketë më e integruar sesa kaq.

Aksi i gjithë asaj zone, Kuçova, Dimali, Berati, tashmë të lidhura me Belshin, Cërrikun, krjojnë një aks qendror të Shqipërisë që ka potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe agrobujqëor. Shtimi i funksioneve të tjera siç është funksioni i një baze ushtarake, në lidhje bashkë me historinë që Kuçova ka me naftën, por edhe me potancialin në atë zonë, Beratin, janë tregues që ai territor ka një potencial të jashtëzakonshem për të kombinuar në mënyrë të integruar turizmin, ekonominë bujqësore dhe ekonominë e posaçme të këtyre fushave.

Lëvizja e njerëzve është një çështje shqetësuese, por duhet ta vendosim në një kontekst më të gjerë, jo vetëm historik të Shqipërisë, por ndoshta evropian. Gjatë 30 viteve të fundit, kemi tendencë panevropiane, lëvizje nga qytete të vogla në ato urbane. E gjejmë në shumë qytete evropiane. Mënyra më e mirë për t’iu qasur këtij fenomeni, është pasja e aktiviteteve interesnte ekonomike në këtë terren. Pasja e një identiteti ekonomik për një territor të caktuar është një nga kolonat kryesore të kësaj çështjeje. Është e mundshme që qytetet të marrin një identitet ekonomik, kulturor, sopcial, të krijojnë ekonomi”, theksoi ai./m.j

Next Post
Emri/ Një ish-banore e “Big Brother VIP 1” rikthehet sonte në shtëpi

Emri/ Një ish-banore e “Big Brother VIP 1” rikthehet sonte në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In