• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazhoranca njëzëri: Vendimi për vizat i partive populiste, nuk ndikon integrimin

by Java News
17/04/2019 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e mazhorancës e kanë cilësuar vendimin e parlamentit holandez për vizat si një çështje të tyre të brendshme që nuk do të ndikojë në lëvizjen e lirë. Sipas deputetëve, Shqipëria ka bërë progres në sfidat e lëna si detyrë nga Këshilli i Europës.

Deputeti i PS Ervin Bushati: Çështje të brendshme të partive populiste

Deputeti Ervin Bushati thotë se nuk beson që kjo kërkesë e Holandës të gjejë mbështetjen nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian në KE.

“Mazhoranca ka bërë gjithçka, gjithë reformat sa i përket integrimit të Shqipërisë. Ne jemi të përgjegjshëm, sot dyfish aq më tepër që edhe opozita nuk është konstruktive dhe po përpiqet me çdo mënyrë të shtyjë procesin integrues të Shqipërisë. Çdo partnerë strategjik ka thënë që Shqipëria po ecën me reformën në drejtësi, një nga reformat më të thella sot në botë. Jemi i vetmi vend që në kushtetutë kemi një operacion ndërkombëtar monitorimi. KE është i qartë në dy vite në vazhdimësi i bënë ofertë Shqipërisë dhe Maqedonisë të afrohen më shumë në BE. Këto janë procese politikë në shumë vende të Evropës, sot kemi shumë parti euroskeptike, populiste, që kanë axhendën e tyre. Janë çështje të brendshme të politikave të vendeve të Evropës, nuk ka të bëjë me Shqipërinë, nuk prezanton dhe nuk ka asnjë argument ligjor këtë e thotë edhe qeveria holandeze. Është një lëvizje politike, ne nuk do ta paragjykojmë.

Shqiptarët janë model suksesi në Gjermani, në Itali, në Belgjikë, kemi shqiptarë që kandidojnë për në Parlamentin Evropian, unë mendoj që në këtë duhet të jemi të gjithë bashkë. Kemi prezantuar një rezolutë në bashkëpunim me disa forca parlamentare,  për të mbështetur të gjithë kandidatët me kombësi shqiptare në zgjedhjet e PE-së dhe besoj të kalojë shumë shpejt edhe në parlamentin shqiptar një mbështetje e tillë. Shqiptarët kudo në vendet e BE-së janë model sukses, janë familjarë shumë të mirë, biznesmenë të mirë, nëse në ndonjë vend ka probleme të brendshme apo të sistemit të tyre ligjor kjo nuk ka të bëjë Shqipërinë. Pse nuk janë shqiptarët problem në Gjermani, në Itali. Kjo vjen nga parti të spektrit populist që po e shohim se po ndodh në shumë vende të botës”.

Deputetja e PS Mimi Kodheli: Problem i brendshëm politik, nuk preket integrimi i Shqipërisë

“Çdo parlament është i pavarur të marrë vendimet e veta politike, dhe shumë vendime merren për konsum të brendshëm politikë. Nuk ka asnjë shqetësim në rritje për numrin e azilkërkuesve apo për problematika të shkeljes së ligjit nga shqiptarë. Problemi i tyre është i brendshëm. Kjo nuk do të afektojë procesin e hapjes së negociatave”

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda: Shifrat e kriminalitetit dhe azilkërkuesve janë ulur 

“Shifrat e fundit kanë treguar që kriminaliteti është në ulje, ashtu edhe numri i azilkërkuesve. Është çështje e brendshme e tyre, por është një çështje që nuk do të ndikojë.”/ report tv

g.kosovari

Next Post
Basha reagon pas tensioneve tek “Bregu i Lumit”: Janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës

Basha reagon pas tensioneve tek “Bregu i Lumit”: Janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

August 23, 2026
Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

August 23, 2026
Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

August 23, 2026
Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

August 23, 2026
Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

August 23, 2026
Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë

August 23, 2026
Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

August 23, 2026
Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

August 23, 2026
VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

August 23, 2026
Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com