• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mazhoranca dhe opozita miratojnë me konsensus komisionin për KLGJ e KLP

by A R
18/01/2018 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për ngritjen e komisionit ad hoc, nga ku do të dalin anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Votimi është bërë unanimisht. Nga ky komision do të dalin anëtarët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë si për KLGj, ashtu edhe për KLP.

Tre anëtarët e mazhorancës në këtë n/komision ad hoc janë Ulsi Manja, Vasilika Hysi dhe Klotilda Ferhati, ndërsa opozita do të ketë n/kryetarin Oerd Bylykbashi nga PD dhe Nasip Naçon nga LSI.

Megjithatë, në seancën e së mërkurës nuk munguan akuzat nga opozita. Sipas demokratëve, mazhoranca ka arritur të sigurojë shumicën në vendimmarrjen e KLP, që do t’i garantojë kapjen jo vetëm të kryeprokurorit me mandat të plotë, por edhe të SPAK-ut.

“Ju do të përcaktoni dhe ju do të rendisni nëpërmjet dorashkës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kush do të jenë prokurorët, që nëse dështon Parlamenti me 3/5, që do të thotë konsensus, e keni zgjidhur me renditjen që bën ky Këshilli juaj i Lartë i Prokurorisë. Është ky Këshill i Lartë i Prokurorisë, që jo do ta kapni me dorashkat tuaj, ai që do të përcaktojë se kush do të jenë prokurorët e SPAK-ut. Uji është i korruptuar që në burim. Është ndotur që në burim dhe ky komision dhe nënkomisioni që vjen pas tij, do të përballet pikërisht me këtë llumin antikushtetues që keni prodhur deri më sot”, deklaroi përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi.

Mazhoranca nuk replikoi, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit paraqiti raportet e tij për kandidatët, mbi të cilat u duk se kishte paqartësi edhe nga vetë mazhoranca.

“Analiza e Sekretarit të Përgjithshëm ka qenë edhe më e thellë se ajo e kryer nga Komisionet ad hoc, edhe nga vetë ONM-ja në këtë rast, çka ka reflektuar edhe ndryshimet në ndonjë rast të klasifikimit, apo renditjes së pikëve. Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit nuk përjashton kandidaturat e propozuara në listën e ONM-së”, deklaroi Sekretari i Kuvendit, Genc Gjonçaj./a.m.

Next Post
Miratohet një tjetër festë zyrtare, Nënë Tereza “zëvendëson” Nënë Terezën

Miratohet një tjetër festë zyrtare, Nënë Tereza "zëvendëson" Nënë Terezën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In