Lojtarët janë duke i shfrytëzuar pushimet dimërore në mënyra të ndryshme, shumica prej tyre zgjedhin vendet e nxehta. Për dallim nga të tjerët, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka zgjedhur që pushimet dimërore t’i kalojë në Mekë.
Mavraj ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet së bashku me imamin e Tiranës, Ahmed Kalajën. “ ‘Rastesia’ eshte te ne po te Zoti cdo gje esht e shkruar. Falimenderit Zoti im qe me nderove si musafyrin tënd”, ka shkruar Mavraj në rrjetin social Facebook