• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SHBA ka bërë “komunikime direkte” me regjimin e Assadit!

by A R
24/12/2015 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët amerikanë kanë mbajtur komunikime sekrete me anëtarët e Qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, në përpjekje për të kufizuar dhunën në Siri, si dhe kanë hulumtuar mënyrat për të nxitur një grusht-shtet në vitin 2011, ka raportuar të enjten gazeta Wall Street Journal, transmeton agjencia Reuters.

Zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë identifikuar oficerë të ushtrisë, që i përkisnin sektit alavit të Assadit, të cilët do të mund të udhëhiqnin grusht-shtetin, ka raportuar gazeta, duke cituar intervista me dhjetëra njerëz, përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të SHBA-së.

Këto veprime janë bërë në kohën kur Qeveria e Assadit ka nisur të shtypë protestat kundër saj dhe ushtarët kanë nisur të dezertojnë, ka thënë gazeta.

“Politika e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2011 ka qenë të arrijë pikën e tranzicionit në Siri, duke gjetur të çara në regjim dhe duke ofruar stimuj për njerëzit që të braktisin Assad-in”, është cituar të ketë thënë një ish-zyrtar i lartë i administratës.

Sipas gazetës Wall Street Journal, zyrtarë të lartë të SHBA-së dhe të Sirisë kanë folur drejtpërdrejt ose kanë shkëmbyer mesazhe përmes palëve të treta, përfshirë Rusinë dhe Iranin.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, William Burns, i ka bërë dy thirrje telefonike ministrit të Jashtëm sirian, Walid al-Moallem, për të paralajmëruar regjimin e Assadit kundër përdorimit të armëve kimike në shkallë të gjerë, ka cituar gazeta zyrtarët amerikanë.

Burns është pensionuar vitin e kaluar.

Next Post

Ekskluzive “Ekspress” i Kosovës: Si i çonte të rinjtë kosovarë në ISIS Imami i arrestuar Zekria Qazimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

October 23, 2026
Sekretari amerikan i Thesarit: Linja e naftës së Iranit është shkatërruar, terminali i saj kryesor është bosh

Sekretari amerikan i Thesarit: Linja e naftës së Iranit është shkatërruar, terminali i saj kryesor është bosh

October 23, 2026
Firmoset marrëveshja për Gazën nga ministri Nufi, i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt: Konfirmojmë angazhimin për paqen

Firmoset marrëveshja për Gazën nga ministri Nufi, i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt: Konfirmojmë angazhimin për paqen

October 23, 2026
Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

October 23, 2026
50 mln euro, “Iris” e Claude Monet bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur në ankand në Francë

50 mln euro, “Iris” e Claude Monet bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur në ankand në Francë

October 23, 2026
“Berisha është koka e terrorit në vend, ka urdhëruar vrasje personalitetesh”- Çupi: Sulmi i tentuar me dronë na vendosi në të njëjtën situatë me Ukrainën

“Berisha është koka e terrorit në vend, ka urdhëruar vrasje personalitetesh”- Çupi: Sulmi i tentuar me dronë na vendosi në të njëjtën situatë me Ukrainën

October 23, 2026
Protestat pezullojnë edhe shfaqjet artistike në kryeqytet! Nga Teatri i Kukullave te Opera, ndryshon edhe kalendari artistik

Protestat pezullojnë edhe shfaqjet artistike në kryeqytet! Nga Teatri i Kukullave te Opera, ndryshon edhe kalendari artistik

October 23, 2026
Stuhia Austen shkakton ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në trafik në Francë dhe Britani

Stuhia Austen shkakton ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në trafik në Francë dhe Britani

October 23, 2026
Studimi i ri/ Vaksina e personalizuar kundër kancerit e ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

Studimi i ri/ Vaksina e personalizuar kundër kancerit e ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

October 23, 2026
Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë

Macron: Ekstremistët e Antifa po djegin Francën! Radikalët e majtë pas dhunës në protesta!

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In