• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Matura Shtetërore 2017, rregullorja e Ministrisë së Arsimit si duhet plotësuar formulari A1

by Java News
02/02/2017 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet rregullorja e Maturës Shtetërore 2017, mbi bazën e së cilës do të bëhen aplikimet e kandidatëve të sivjetmë për në universitet. Në dokumentin e nënshkruar dy ditë më parë nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, nënvizohet e gjithë procedura që do t’i nënshtrohen maturantët e rinj e të vjetër me udhëzimet e afatet e aplikimeve deri te zhvillimi i provimeve përfundimtare, bashkë me rregullat e penalizimet për nxënës e administratorët që devijojnë nga procesi.

APLIKIMI PËR PROVIMET

Sipas nenit 13 të rregullores, (pasqyruar në tabelën përbri), më 11 mars maturantët do të kenë në dorë formularin A1 e bashkë me të edhe tre udhëzues: atë për plotësimin e formularit në portalin qeveritar “e-albania”, udhëzuesin e plotësimit online të bazës së të dhënave në portalin e Maturës Shtetërore, si dhe një tjetër për portalin “Maturanti”, që do të jetë risia e këtij viti. Në formularin A1, maturantët do të caktojnë dy lëndët që do t’i japin si provime me zgjedhje në muajin qershor.

Sakaq, plotësimi i tij do të nisë në datën 15 deri në fundin e muajit mars në portalin qeveritar “e-albania”. Ende pa përfunduar ky proces, më 25 mars do të nisë aplikimi në portalin tjetër, atë të Maturës Shtetërore, që zgjat deri në datën 10 prill. Maturantë nga qytete të ndryshme do të mund të aplikojnë sipas një kalendari datash të caktuara më herët nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Plotësimi i formularit A1, ashtu si vjet, këshillohet të kryhet në shkolla, ndonëse mund të bëhet në çdo mjedis ku ka internet. Në rast të gabimeve gjatë aplikimit, që e penalizon një maturant në vijimin e garës, atij i jepet një shans i dytë për korrigjim deri në datën 30 prill 2017, pasi të dhënat të jenë afishuar në shkolla.

LËNDËT ME ZGJEDHJE

Sipas udhëzimit nr.26, datë 29.12.2016 të Ministrisë së Arsimit, maturantët kandidatë për të kryer studimet e larta duhet të japin medoemos tre provimet me detyrim: Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e Huaj, dhe dy të tjera, të cilat maturantët i pasqyrojnë në formularin A1/A1Z.

Nga lista me 21 lëndë në dispozicion për maturantët e gjimnazeve të përgjithshme dhe 26 për ata të shkollave profesionale, maturantët duhet të zgjedhin dy prej tyre. Kushti primar është që shuma e krediteve të jetë tetë, ndërsa me rëndësi është zgjedhja e lëndëve që i çojnë ata në degën që dëshirojnë të studiojnë. Ekspertët e arsimit në këshillat e tyre për maturantët në rrjetet sociale u sugjerojnë të zgjedhin lëndët ku ata ndihen më të përgatitur dhe ku mendojnë se mund të marrin vlerësimin më të lartë të mundshëm.

“Mos rriskoni duke zgjedhur lëndët e thelluara (të avancuara) Zgjidhni si lëndë me zgjedhje ato që ju e dini që arrini rezultat maksimal. Kujdes bëni vetëm për Fakultetin e Shkencave Sociale, i cili vlerëson me 10% një nga lëndët e rekomanduara”, nënvizon Fatmir Vejsiu, ish-drejtor i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit. Përpara plotësimit të formularit, rekomandohet këshillimi me kriteret që kanë vendosur universitetet.

APLIKIMI PËR PROVIMET

Neni 13
Miratimi dhe publikimi i formularëve A1 dhe A1Z
1. MAS-i deri në datë 10 mars 2017 miraton formularët A1 dhe A1Z, si dhe udhëzuesit përkatës.
2. Deri më 11 mars 2017, në portalin e MAS-it dhe në faqen zyrtare të AKP-së shpallen:
a) Formularët A1 dhe A1Z.
b) Udhëzuesi i plotësimit online të formularit A1/A1Z nga maturanti/kandidati në portalin qeveritar “e-albania”, si dhe në vijim në portalin matura shtetërore.
c) Udhëzuesi i plotësimit online të bazës së të dhënave nga KSHMSH-ja në portalin matura shtetërore.
d) Udhëzuesi i plotësimit të bazës së të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Maturës shtetërore (KSHMSH) në portalin maturanti.
3. Maturanti bën aplikimin online fillimisht në portalin qeveritar “e-albania” në periudhën 15-30 mars 2017 dhe më pas në portalin matura shtetërore 2017, në periudhën 25 mars-10 prill 2017, sipas një plani kalendar të publikuar nga AKP-ja.
4. Në periudhën 11-20 prill 2017, Komisioni shtetëror i Maturës Shtetërore dhe Komisioni i Maturës plotësojnë online bazën e të dhënave me fushat përkatëse, sipas udhëzimit të dërguar nga AKP-ja.
5. KSHMSH, deri më 21 prill 2017, një kopje të bazës së të dhënave, të shkarkuar nga portali i maturës shtetërore e afishon në shkollë dhe pret vërejtjet e maturantëve/kandidatëve për korrigjime të mundshme në bazën e të dhënave të regjistruara në portalin matura shtetërore. Brenda datës 30 prill 2017 bën verifikimet dhe korrigjimet përkatëse në sistem.

ma.me

Next Post
Kryebashkiaku Veliaj: Në pranverë rikthejmë kreditë e buta për strehim

Kryebashkiaku Veliaj: Në pranverë rikthejmë kreditë e buta për strehim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

May 19, 2026
Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

May 19, 2026
Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

May 19, 2026
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

May 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Raportet e Avokatit të Popullit, Zogaj: Nuk mund të lihen në sirtar, duhet një mekanizëm ligjor detyrues për institucionet

May 19, 2026
Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

May 19, 2026
“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

May 19, 2026
Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

May 19, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

AP kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel

May 19, 2026
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In