• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mato Gruda apo Pluti i Aristofanit!

by A R
14/11/2021 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Azgan Haklaj

Tallavaja e Berishës si Panairi i Kotësive të Ulliam Thekër.

Shpallja e kanditaturës së Berishës për kryeministër, si Platori për president i Kosovës. Të dashur miq, po sjell edhe njëherë në vemendjen tuaj tre dimensionet e historisë.

Idealizmi dhe heroizmi që ka kanë një korrelacion organik.

Tragjizmi.

Komizmi.

Metamorfoza e personazhit politik të trefishtë Sali Berisha që në këto tre dekada ka kaluar nga idealizmi heroik në tragjizëm, tani është në dimensionin e fundit, atë komik.

Foltoret e organizuara nga ai shëmbëllejnë me komeditë e Aristofanit, ku do të apostrofoj retë dhe zogjtë.

Skolastika dhe sofizamat berishiste të vajatoreve sulmojnë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën të zgjedhur me plebishit blu një anëtar një votë dhe doktrinën e tij politiko e platformën ekonomike që synon të mbyllë kapitullin e gjatë të tranzicionit dhe fundin e regjimit autokratiko-oligarko-kleptokrato-plutokrato-kakistokratik dhe zhdukjen e mercenarizmit politik, sherbëtorë të tij, të cilin po përpiqet të mbajë në këmbë Trekëndëshi i Bermudës.

Vetë Berisha i tretë është kthyer në sozi e Plutit, i cili pas shumë gabimeve për një periudhë të gjatë i kthehet vyrtytit e mirësisë tek drama me të njëjtin emër të babait të komedisë botërore Aristofanit.

Ai pasi kërkon herë pas here falje për gabimet e vete tridhjetë vjeçare tani premton mrekullinë shqiptare, por në fakt ai nuk e ka hallin as të PD e demokracisë, as të demokratëve e të djathtës apo konservatorizmit e të shqiptarëve por të vetes e familjes së tij të shpallur non grata nga SHBA e të pagëzuar familje mafioze.

Për të shpetuar veten dhe familjen e tij po përpiqet të rrembejë me puç statutoro -kushtetues Partinë Demokratike.

Në këtë betejë antagoniste është vetëpagëzuar si Padishahu Blu.

Publikisht ka shkelur kushtetutën e shtepisë së lirisë.

Vetë e ka shpallur kuvendin dhe kandidaturën e vetë për kryetar e për kryeministër, pa arritur t’i mbledhë dot as firmat e mjaftueshme të delegatëve, por ca letra të printuara që nuk kanë vlerë ligjore as morale dhe i ka kyçur në kasafortën palokiane.

Në mitingun e shpallur të dumbabistëve me dt 11 dhjetor Berisha i tretë shpreson se do të rithemelojë Partinë Demokratike, pra shkurt themel i ri nën çati të vjetër.

E ripërsëris edhe njëherë se pas tre dekadash Berisha herë pas here kërkon falje stigmatizon vesin e mbartësit e tij e premton se do të kthehet tek njerëzit mirë e të virtytshëm, do të rithemelojë PD, do të riformatojë të djathtën, e kështu në dhjetorin historik së bashku me krishtëlindjet do të rilindë “Mesia” shqiptar Berisha i tretë.

Egocentrizmi berishist nëpër foltoret nostalgjike të dumbabistëve të sjell në kujtesë dramën Zogjtë dhe Pluti të Aristofanit, apo romanin Panairin e Kotësive të Ulliam Theker sepse flirtet politike strategjike, aleancat fluide, utilitarizmi, pragmatizmi, mashtrimi politik kanë qenë deviza e makiavelit blu për të arritur qëllimet e veta në këto tre dekada.

Edhe kësaj radhe Berisha me përpjekjet sizifiane për mbijetesë është shderruar në një personazh tragji-komik që ngjason me Platorin e Kosovës i cili shpallë kandidaturën për president tek filmi mahmutovitët dhe rexhepovitët.

Ndryshimi i njëpasnjëshëm i dekleratave politike të tij të sjellin në kujtesë Zhvejkun i cili nxirrte pa pikë përgjegjësie një lumë fjalësh pa thënë asgjë.

“Çmë duhet mua çfarë them unë”.

Ai shpreson se me bllofet, kakofoninë, shantazhin, kërcënimet, euforinë narciste që shpërthen nga imazhi i rremë prej patrioti, nacionalisti, burrështetasi të krijuar nga plutokracia, simbiozë e regjimit të tij autokratik që në fakt është në grahmat e fundit.

Me sjelljen e tij tribale duke imponuar politikën e faktit të kryer siç ka vepruar gjithmonë po mundohet të ngjallë frikë e panik tek strukturat e Partisë Demokrarike dhe tek kryetari i saj Lulzim Basha e do tu imponohet për të pranuar marrëzitë e tij, por kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Strukturat legjitime të Partisë Demokratike të Shqipërisë të votëbesuara në kuvendin kombëtar, kryetari i zgjedhur nga referendumi blu, një anëtar një votë, janë të vendosura për të mbrojtur kushtetutën e partisë të çertifikuar nga delegatët legjitimë dhe kursin euroatlantik të saj dhe miqësinë me aleatin tonë tradicional SHBA.

Demokratët e kanë kuptuar se nuk ia vlen të sakrifikojnë veten dhe shtëpinë e lirisë për hallet e Berishës dhe familjes së tij, i cili po e “gjuan” me top selinë blu, shtepinë tonë të përbashkët, SHBA, si Mato Gruda mullarët e plakut Mere.

Topi i Mato Berishës është ndryshkur e nuk gjuan dot?!

Koha po nënshkruan epilogun e autokratizmit dhe prologun e demokracisë.

Doktrina Basha e cila ka si lejtmotiv frymën e ligjit është fotosinteza e epokës se re demokratike që realizon ndarjen e pushteteve, kthimin e Shqipërisë nga republikë qeveritare në republikë parlamentare.

Doktrina Basha, vetingu i politikës, ligji antimafia realizon ndarjen e shtetit nga krimi, kthimimin e konkurencës se lirë e barazinë e qytetarëve para ligjit e krijimit të shanseve të barabarta për të gjithë dhe çel rrugën drejt BE-së.

Next Post
Qeverisja e re e Ramës/ Haxhiu: Ky mandat është më i vështiri, kryeministri duhet të jetë shumë i kujdesshëm

Haxhiu: Prishtina, përmbysje e rezultatit të kaluar! Vota e diasporës është vendimtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
“Epsteini” ynë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com