• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mat, kapen mbi 3 ton kanabis, Policia: Asnjë zyrtar në kërkim, ja emri i pronarit

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekuestrohen 3 ton e 132 kg kanabis në një banesë në njësinë administrative Bruç të Matit. Në sajë të një operacioni antikanabis, ku pjesë e aksionit ishin edhe Forcat Speciale nga Tirana, u bë e mundur identifikimi i autorëve ndërsa ata u shpallën në kërkim.

Burime policore pohojnë se banesa e përshtatur si magazinë, që përdorej për tharjen e hashashit rezulton në pronësi të Shpëtim Likës. Po ashtu, policia ka zbuluar dhe asgjësuar edhe 13 mijë rrënjë kanabis. Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin në Mat, ndërsa theksoi se ai vijonte prej tre ditësh. Sipas bluve, janë asgjësuar 12966 rrënjë kanabis dhe janë sekuestruar 3052 kg bimë gjysmë e tharë.

Kujtojmë se pak ditë më parë në një fshat të Ishmit u sekuestruan 300 kg drogë në një banesë dy katëshe, e cila shërbente si magazinë për tharjen dhe paketimin e drogës.

KOMUNIKATA E POLICISE
Më datë 29. 09. 2016, sipas planit të operacionit me nr. 319, të datës 26. 09. 2016 të Komisariatit të Policisë Mat është shkuar për kontroll teritori për të kontrolluar për kultivimin e bimëve narkotike, ku gjatë kontrollit në teritorin e fshatit Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat vendi i quajtur Përroi i Kurvajës janë konstatuar 4 ( katër ) parcela ku ishin kultivuar gjithsej 4020 rrënjë bimë të dyshuara si bimë narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Po ashtu gjatë kontrollit në fshatin Rremull në afërsi të banesës së shtetasit Shpëtim Lika në përrua është gjetur një hangar i ndërtuar me shtylla druri ku brenda tij kishte të varura për tu tharë një sasi degësh të dyshuara si degë bime Cannabis Sativa, si dhe 100 metra më lart tek një banesë e pa banuar që administrohej nga shtetasi Shpëtim Lika u gjet dhe një sasi tjetër degësh bimë narkotike që ishte vendosur për tu tharë.

Menjëherë është njoftuar Prokurori ku në prezencë të tij u peshua kjo sasia e bimëve qe ishte në hangarë dhe në banesën e pa banuar ku rezultoi se pesha ishte gjithsej 3052 ( tre mijë e pesëdhjetë e dy) kg. Bima ishte në proces tharje gjysëm e thatë.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani del se autori i dyshuar i kësaj bime narkotike është shtetasi:
– Shpëtim LIKA, 45 vjeç, lindur e banues në fshatin Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat, i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë.

Policia e Shtetit sqaron se operacioni është zhvilluar nga Policia dhe bazuar në informacionin policor të grumbulluar nga vetë Policia. Gjithashtu sqarojmë se ska asnjë punonjës policie apo punonjës të administratës të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje. Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Next Post
Berisha ngatërrohet me… gishtat e tij (VIDEO)

Berisha ngatërrohet me... gishtat e tij (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

February 12, 2026
Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

February 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qendra e Drejtësisë/ Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë; Rama: Plani është një alternativë që…

February 12, 2026
Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

February 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Shkurt 2026

February 12, 2026
“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

February 12, 2026
Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

February 12, 2026
Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In