• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Maskat me detyrim që nga e enjtja/ Rritet kërkesa për blerje në farmacitë e kryeqytetit, njerëzit preferojnë…

by Java News
14/10/2020 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deklarata e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se nga e enjtja e kësaj jave maskat do të jenë një detyrim në ambiente të hapura dhe të mbyllura ka rritur në mënyrë të menjëhershme kërkesën pranë farmacive.

Nga një vëzhgim i Monitor në farmacitë e kryeqytetit konfirmohet se është shtuar kërkesa për maska njëpërdorimshme por ende njerëzit preferojnë që t’i blejnë me copë.

“Nga fillimi i javës pati një rritje të kërkesës për maska por sigurisht jo të gjithë përballojnë që të blejnë pako. Kryesisht i kërkojnë me copë ndoshta 5-10 të tilla. Çmimi deri tani nuk ka ndryshuar” pohon Orjola, farmaciste pranë Komunës së Parisit. Sipas saj kërkesa pritet të vijë në rritje të vazhdim por për shkak të kostos ndoshta njerëzit do të kenë tendencën të marrin maska shumëpërdorimëshe. Këto të fundit mund t’i gjesh kudo nëpër faqe online në internet për çmime që nisin nga 150 lekë.

Maskat njëpërdorimëshe shiten sot nëpër farmacitë e kryeqytetit mes 25-30 lekëve një çmim që aplikohet prej kohësh dhe dukshëm më i ulët se në fillimet e pandemisë kur një maskë në farmaci shitej deri në 120 lekë. Kjo situatë kaotike dhe rritje e dukshme e çmimeve erdhi si efekt i shpërthimit të pandemisë dhe vendosjes së masave kufizuese.

Në fundjavën që lamë pas kreu i qeverisë tha se një karantinë e dytë do të ishte shkatërruese ndaj alternativa më e përshtatshme për të evituar këtë do të ishte mbajtja e maskës.

“Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në shumë vende, e detyrueshme jashtë. Nuk është konsideruar as e domosdoshme nga ekspertët ndërkombëtare dhe siç e dini është një temë që diskutohet çdo ditë , por nga java e ardhshme do të jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë, barit apo restorantit, ku je ulur. Maskat do të jetë e detyrueshme, dhe masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë te fatura e dritave, Mos ketë asnjë iluzion se do mund t’i shmanget gjobës. Siç e shihni, kjo është një tendencë e përgjithshme, që ne nuk mund ti shmangemi” tha Rama.

Deklarata erdhi pas rritjes së numrit të infektimeve dhe shtrimeve në spital të të sëmurëve të prekur nga COVID-19.

Të dhënat nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur, se gjatë periudhës janar-korrik, importet e maskave të pëlhurës jo mjekësore arritën në 503 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro, duke u pesëfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më herët, importet e këtij produkti ishin pothuajse të papërfillshme./ monitor

g.kosovari

Next Post
‘Mbani maskat për 6 javë, virusi mund të zhduket’/ Mjeku shqiptar në SHBA: Zelanda e Re ishte shembull, pse ne të mos jemi

'Mbani maskat për 6 javë, virusi mund të zhduket'/ Mjeku shqiptar në SHBA: Zelanda e Re ishte shembull, pse ne të mos jemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

February 2, 2026
Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

February 2, 2026
Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

February 2, 2026
Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

February 2, 2026
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Nga marrëdhëniet te financat, si do të jetë java e parë e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 2, 2026
“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

February 2, 2026
5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

February 2, 2026
PD tërhiqet nga mosbindja civile? Bardhi: Do rikthehemi në Kuvend për Buxhetin

Përbërja e Komisioneve/ “Përçahet” grupi i PD-së? Berisha: Kryesia do vendosë…

February 2, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Nga motor i integrimit në amortizator të pushtetit- Roli i shqiptarëve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In