Rikthehen grabitjet e maskave në Shkodër. Një banesë u grabit gjatë orëve të para të ëmngjesit nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ndodhi në fshatin Dobraç ku 4 persona morën rreth 5 mijë euro në fmailjen e shtetasit me inicialet A.S. nën kërcënimin e armëve.
Raportohet se pas krimit autorët u larguan në drejitm të paditur me një mjet tip “Alfa Romeo”. Policia ka ngroutr pika kontrolli në zonë dhe po punon për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të krimit.
Ngjarja:
Me datë 14.12.2017, rreth orës 07:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në fshatin Dobraç, katër persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në banesën e shtetasit A. S, për të vjedhur. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga deklarimet e familjarëve rezulton se katër persona nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 5000 euro dhe janë larguar me një mjet tip Alfa Romeo. Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë.
/a.m.










