• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Maskara, ti s’je niveli im”, sherri midis dy deputetëve të Foltores vazhdoi edhe pas mbledhjes së grupit me akuza të rënda. Noka ndërhyri për të…!

by Java News
12/03/2024 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Tritan Shehu ka këmbëngulur sërish në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që të ngrenë si shqetësim çështjen e arrestit në shtëpi për Sali Berishën.

Për të, nuk ka asnjë rëndësi ngritja e ndonjë komisioni hetimor. Në bisedën e siguruar nga gazetari Osman Stafa, Shehu është përfshirë në debate me deputetin tjetër opozitar, Bledion Nallbati.

Tritan Shehu: Duhet të ngremë çështjen e Sali Berishës, pasi lideri i opozitës është i burgosur. Dhe po ua them, unë nuk do të marr pjesë nëse do të ngrihen Komisionet Hetimore Parlamentare në Shëndetësi, sepse unë nuk e konsideroj fitore dhe nuk është asgjë të ngresh komisione hetimore. Natyrisht duhet të përqendrohemi tek reforma zgjedhore. Por as ligjet nuk kanë rëndësi, më shumë sesa kauza e liderit të opozitës që është i burgosur dhe kjo është e paprecedentë. Të vazhdojmë aksionin tonë në parlament pavarësisht se për çfarë po negociojmë, derisa të lirohet lideri ynë Sali Berisha…

Nallbati: Po doktor, unë jam shumë dakord për çfarë the, madje jam i mendimit që ta përshkallëzojmë edhe më shumë, por të jesh ti i pari në betejë dhe unë pas teje. Po në këto 6 muaj nuk ke bërë asgjë në protestën tonë në Parlament dhe thua ta vazhdojmë. Dil ti i pari, bëj një gjë dhe të ndjekim ne nga pas.

 

Tritan Shehu: Me mua mos u merr se ti nuk je niveli im. S’të jap llogari ty unë.

 

Baçi: Po lëre, secili ka mendimin e vet. Gjithësecili të thotë të vetën.

Shehu: Pusho edhe ti!

Nallbati: Mos u merr me mua!

Shehu: Mos u merr ti me mua.

Flamur Noka shoqëron Nallbatin për të dalë jashtë mbledhjes dhe ul gjakrat mes palëve. Pas mbylljes së mbledhjes, Flamur Noka kërkon që dy deputetët të sqarohen, dhe i kërkon Nallbatit që ta shoqërojë për të sqaruar momentin me Tritan Shehun.

Kur vihen përballë, Tritan Shehu i drejtohet me tonë të larta dhe akuzuese deputetit demokrat: Maskara, ti nuk je niveli im. (vazhdon me sharje të ndryshme). Ndërsa përgjigje pati edhe nga Nallbati,  i cili mësohet t’i jetë kundërpërgjigjur me fjalët “bandit”. Ndërsa Flamur Noka ka tentuar vazhdimisht të qetësojë dy deputetët. Tritan Shehu i është kthyer edhe Nokës, duke i thënë: Po t’i pse nuk mbajte krahun tim?/m.j

Next Post
Murrizi: Opozita nuk është bashkim numrash, por bashkim vlerash

Murrizi sulmon Bardhin: U ul sot si skuth, si tinëzar negocioi për karrigen. Presin dënimin e Berishës Gazi e gazrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Braho: SPAK po përballet me çështje komplekse, do forcojmë qasjen pro aktive në hetime!

Braho: SPAK po përballet me çështje komplekse, do forcojmë qasjen pro aktive në hetime!

June 2, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e tregtimit të karburantit, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e tregtimit të karburantit, rritet nafta dhe benzina

June 2, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 3 qershor 2026

June 2, 2026
Çupi: Ja pse dëshmia e Eric Wend sinjalizon qasje të re diplomatike të SHBA-së në rajon

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

June 2, 2026
I dënuar për trafik droge, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

I dënuar për trafik droge, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

June 2, 2026
Grabitja e bankës në Tiranë, reagon policia: U fut i maskuar, nën kërcënimin e armës mori një shumë parash

Grabitja e bankës në Tiranë, reagon policia: U fut i maskuar, nën kërcënimin e armës mori një shumë parash

June 2, 2026
Rama për investimin në Zvërnec: Nuk ka asnjë shans të ndalet sa kohë unë jam kryeministër

Rama për investimin në Zvërnec: Nuk ka asnjë shans të ndalet sa kohë unë jam kryeministër

June 2, 2026
Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë

Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë

June 2, 2026
Costa: Shqipëria ka përmbushur piketat ndërmjetëse, nis fazë e re e negociatave me BE

Costa: Shqipëria ka përmbushur piketat ndërmjetëse, nis fazë e re e negociatave me BE

June 2, 2026
“Mbështetës i palodhur për ne”, Rama konferencë me Costën: Sfida të përbashkëta në procesin e integrimit europian

“Mbështetës i palodhur për ne”, Rama konferencë me Costën: Sfida të përbashkëta në procesin e integrimit europian

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In