• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtruesi i pashpirt, i merr 7 mijë euro invalidit për kurim dhe zhduket

by Java News
14/12/2016 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amarildo Rushani është një i ri 23 vjeç që ka mbetur invalid. Ai i është drejtuar emisionit investigativ “STOP”, për të treguar historinë e një mashtrimi me fatkeqësinë e tij.

Vladimir Cuka është prezantuar si President i Dhomës së Tregtisë Shqipëri – Serbi, duke i marrë 7 mijë euro në këmbim të një medikamenti që gjendej në Serbi, që do ta ngrinte në këmbë Amarildon.

Por familjarët e tij tregojnë se, nga ai moment, Vladimir Cuka u zhduk.

Nga një kërkim i “STOP” rezulton se Cuka ka qenë vërtet i lidhur me Dhomën e Tregtisë Shqipëri – Serbi, por në Ambasadën e Beogradit në Tiranë, sot të thonë se nuk e njohin këtë person. Të njëjtën përgjigje japin edhe në Dhomën e Tregtisë Shqipëri – Serbi.

Gazetari: Përshëndetje Amarildo, sa vjeç jeni dhe pse i jeni drejtuar emisionit “STOP”?

Amarildo Rushani: Jam 23- vjeç dhe i jam drejtuar emisionit “STOP” pasi një person, i cili quhet Vladimir Cuka më ka marrë 7 mijë euro. Mu afrua duke pirë kafe në lokal dhe më tha se për këtë sëmundje që ke ti, unë të shëroj në Serbi. Fola me familjen për këtë problem dhe i thashë më duhen 7 mijë euro që të shërohem. Mami shkoi dhe mori kredi në bankë, që unë të shërohesha dhe më pas vajta tek noterja dhe bëra një kontratë deri në datën 30 Tetor. Vladimir Cuka duhet të më çonte në Serbi, por nuk më çoi gjatë kësaj kohe. E kam marrë në telefon, por nuk më përgjigjet, më mashtroi. Vladimir Cuka hiqej si President i Dhomës së Tregtisë Shqipëri – Serbi dhe me këtë më ka mashtruar. I bëj thirrje shtetit të më ndihmojë, pasi jam në Tiranë në mes të rrugës dhe nuk kam as shtëpi asnjë gjë.

Nëna e Amarildos tregon për “STOP”, sesi u takua djali i saj me Vladimir Cukën.
Ervehe Rushani: “Djali më merr në telefon dhe më tha; mami më duhen disa lekë pasi më ka dalë ilaçi i sëmundjes time. E pyeta djalin si u njohe dhe ai më thotë për emrin e Vladimir Cukës. Ai i kishte kërkuar 7 mijë euro për të shëruar sëmundjen. Erdhi në shtëpi dhe u prezantua si Presidentit i Dhomës Serbi – Shqipëri. Na tha se ka një mik në Serbi, i cili do shëronte sëmundjen e djalit. Na kërkoi 7 mijë euro, pasi nëna bën çdo gjë për fëmijën. Më pas na i preu lidhjet, djalit i bëri bllok mua ma fiku telefonin. Kjo gjë na ka shkatërruar, mbyllja e telefonit. Jam shumë e lodhur nga jeta, me dy invalidë, vajzën e kam të divorcuar. Mua që 37 -vjeç më është shkatërruar jeta. Më shumë keq më vjen që i tha djalit se do shërohesh dhe tani është zhdukur. Vladimiri për mua është një mashtrues ordiner.
Vladimir Cuka është regjistruar në Gjykatë si President i Dhomës Tregtare Shqipëri – Serbi, por Ambasada Serbe dhe titullarë të tjerë nuk e njohin si përfaqësues.

Në këtë pikë ekziston një ngërç, për aq kohë sa e ka regjistruar Gjykata. Megjithatë çdo njeri mund të bëjë një Dhomë Tregtare.

Gazetari i “STOP” pyeti edhe Koordinatorin e Dhomës së Tregtisë Shqipëri – Serbi, nëse Vladimir Cuka është Presidenti, por ata njohin si kryetar Isuf Ferrën dhe nuk e kanë dëgjuar asnjëherë emrin e Vladimirit.
tvklan.al/d.i.

Next Post
Lul Berisha, pse i shpëtoi dënimit të përjetshëm i forti i Durrësit

Lirimi i Lul Berishës, reagon Bashkia e Durrësit: Trajtim si të gjithë, ja çfarë ka formulari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In