• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lirimi i Lul Berishës, reagon Bashkia e Durrësit: Trajtim si të gjithë, ja çfarë ka formulari

by Java News
14/12/2016 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Durrësit ka reaguar pas raportimit nga BIRN mbi vendimin e Gjykatës së Apelit për lirimin e ish -kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, për të cilin vetë kryebashkiaku, Vangjush Dako kishte dërguar një letër garanci për punësim.

Burime pranë Bashkisë së Durrësit bëjnë me dije për News 24 se Lulzim Berisha, ashtu si të dënuar të tjerë, me qëllim që të fitonte liri me kusht kanë plotësuar një formular tip, i cili përfshin punë vullnetare në komunitet.

Ky formular, sipas burimeve të Bashkisë së Durrësit ofrohet në të gjitha bashkitë e vendit. Pritet që nesër të ketë një reagim edhe nga kryebashkiaku Vangjush Dako, pasi të shqyrtojë dokumentet në dosjen e gjykatës së Apelit.

BIRN mësoi sot se, treshja e gjyqtarëve të Apelit është bazuar tek raportet pozitive të administratës së burgjeve si dhe një karakteristikë familje të lëshuar nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako më 8 korrik 2016. “Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për t’u punësuar në ndonjë subjekt privat,” citohet shkresa e Dakos në vendimin e lirimit.

Më pas, gjyqtarët argumentojnë se “pozitiv vlerësohet fakti se aktualisht kërkuesi Lulzim Berisha ka një mundësi punësimi të garantuar nga Bashkia Durrës”.

Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit ka marrë gjithashtu vlerësimin se Lulzim Berisha “shfaq një gjendje shumë të rënduar psikologjike për shkak të kohës së gjatë të dënimit të vuajtur”, pendesën e tij për krimet dhe faktin se dy prindërit e tij janë të sëmurë rëndë dhe jetojnë vetëm.

Ky vendim solli sot reagime të ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili tha se lirimi Berishës ishte i papranueshëm dhe duhet të na indinjojë. Kambanë alarmi e cilësoi nga ana tjetër edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Next Post
Zyrtare: Pescara përjashton Manajn nga ekipi

Nuk ngjit te Pescara, Manaj do të largohet në janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Hyr në fuqi formula e re, indeksim 6.4% i pensioneve

April 27, 2026
Bashkëpunëtorët e Orbán nxitojnë të zhvendosin pasurinë jashtë Hungarisë pas humbjes në zgjedhje

Bashkëpunëtorët e Orbán nxitojnë të zhvendosin pasurinë jashtë Hungarisë pas humbjes në zgjedhje

April 27, 2026
BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit, Ursula Von Der Leyen: Është ende shumë herët

BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit, Ursula Von Der Leyen: Është ende shumë herët

April 27, 2026
Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

April 27, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

April 27, 2026
“Presim rritje ekonomike 4%”, Malaj: IPARD hapet brenda 2026, investimet i çojmë në 6% të PBB

“Presim rritje ekonomike 4%”, Malaj: IPARD hapet brenda 2026, investimet i çojmë në 6% të PBB

April 27, 2026
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

April 27, 2026
Marrëveshje për standardizimin e statistikave në drejtësi, Gogu jep detajet: Unifikim i të dhënave, sistemi do bëhet më i matshëm

Marrëveshje për standardizimin e statistikave në drejtësi, Gogu jep detajet: Unifikim i të dhënave, sistemi do bëhet më i matshëm

April 27, 2026
Ministri Hoxha krah kryetarit të LD-së në RMV: Nuk ka tymnajë që hyn mes nesh!

Ministri Hoxha krah kryetarit të LD-së në RMV: Nuk ka tymnajë që hyn mes nesh!

April 27, 2026
Në arrati, Ahmetaj kërkon transmetim LIVE të seancave ndaj tij

Në arrati, Ahmetaj kërkon transmetim LIVE të seancave ndaj tij

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In