• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ngjit te Pescara, Manaj do të largohet në janar

by Java News
14/12/2016 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rey Manaj nuk do të jetë pjesë e Peskarës në pjesën e dytë të këtij sezoni në Serinë A. Lajmi jepet nga e përditshmja sportive italiane, “La Gazzetta Dello Sport”, e cila ka parashikuar që futbollisti të largohet që në ditët e para të vitit 2017 nga ekipi i tij aktual.

Peskara e huazoi nga Interi me shpresën që ai të kthehej në sulmuesin që do të garantonte vazhdimësi dhe gola. Por vetëm dy rrjetat e tundura nga Manaj deri tani si dhe sjellja që trajneri Odo e ka cilësuar të papërshtatshme, e ka kthyer atë në një lojtar të padëshiruar për teknikun. Edhe pse presidenti i klubit, Daniele Sebastiani, tha një ditë më parë se prioriteti ishte të mbahej futbollisti, gazeta e njohur italiane bën të ditur se tashmë gjithçka është e mbyllur.

Bashkë me Akuilani, Zampano, Verre, Koda dhe Muriç, edhe Manaj do të bëjë gati valixhet për t’u larguar nga Peskara. Fillimisht mendohet se destinacioni i tij do të jetë kthimi te Interi, klubi që zotëron kartonin e sulmuesit shqiptar. Por nuk është aspak çudi nëse ai huazohet në ndonjë klub tjetër, për të luajtur rregullisht pasi te zikaltërit do ta kishte të pamundur të gjente hapësira.

Next Post
Vrasja me thikë në Austri/ Shqiptari goditi polakun… për kamarieren

Shkodër, plagoset me thikë 26-vjeçari, në kërkim dy autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com