Shtatë vite burg ka kërkuar Prokuroria për Altin Rrakllin, ish futbollistin e kombëtares shqiptare.
Raklli akuzohet për veprën penale mashtrim me pasoja të rënda, për një shumë prej 150 mijë eurosh.
Gjykata i la kohë palës mbrojtëse dy javë për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.
Altin Rraklli ka hequr prej disa kohësh dorë nga nënshtetësia shqiptare duke mbajtur vetëm atë gjermane.
a.ç











