• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mashtrimi i PD-së me dekriminalizimin, 0 kërkesë për verifikim të zyrtarëve

by Aalison Pearse Stevens
29/08/2016 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pavarësisht se ligji për dekirminalizimin ka disa muaj që ka hyrë në fuqi, Partia Demokratike nuk ka kërkuar zyrtarisht asnjë kërkesë për verifikimin e figurës së ndonjë zyrtari të lartë.

Dita mëson se ndonëse kanë artikuluar akuza të forta ndaj disa zyrtarëve të administratës apo dhe të zgjedhur të së majtës, demokratët kanë depozituar vetëm kërkesa për të marrë dosjet e tyre, por jo që ky institucion të nisë hetimet.

Sipas ligjit që u miratua me konsensus të plotë midis palëve, të drejtën e nismës për verifikimin e të dhënave e kanë 1/10 e deputetëve, kryetari i Kuvendit, kryeministri, prokurori i Përgjithshëm për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë apo një anëtar të Këshillit të Ministrave, përfshirë kryeministrin, për një të zgjedhur në organet e bashkisë apo të qarkut, si dhe për anëtarin apo drejtuesin e një organi kushtetues apo të krijuar me ligj dhe që zgjidhet me votim nga Kuvendi i Shqipërisë.

Nisur dhe nga deklaratat e PD-së ndaj punonjësve të policisë së shtetit, ligji i jep të drejtën çdo deputeti që të kërkojë  verifikimin e figurës për drejtuesit dhe pjesëtarët e shërbimit civil të çdo niveli në administratën publike, në nivel qendror ose vendor, Policinë e Shtetit dhe Forcat e Armatosura.

Kërkesa për verifikim duhet të përmbajë të dhëna, fakte apo rrethana specifike. Mungesa e tyre, në çdo rast, nuk pengon fillimin e verifikimit, sipas këtij ligji.

Çdo nismëtar i kërkesës gjobitet me 100 000 lekë kur pas kryerjes së verifikimit, kërkesa dukshëm është kryer me të dhëna të pavërteta. Të drejtën për të bërë kërkesën për verifikim paraprak për kandidatura në zgjedhje apo organe kushtetuese apo të krijuara me ligj e ka edhe një parti politike për kandidatë të mundshëm të saj. Kjo kërkesë bëhet edhe jashtë periudhës zgjedhore dhe vetëm me pëlqimin e shtetasit, subjekt i verifikimit.

Formulari i kërkesës nënshkruhet nga kryetari i partisë apo një person i autorizuar prej tij, si dhe nga personi, subjekt i verifikimit.  Ka qenë vetëm KQZ dhe prokuroria që kanë verifikuar disa të zgjedhur, por pa pasur kërkesë nga ndonjë subjekt tjetër.

ma.me

Next Post
Mesazhi i koduar i policit drejtuar kultivuesit: Largohu menjëherë së bashku me “dhitë” nga parcelat

Mesazhi i koduar i policit drejtuar kultivuesit: Largohu menjëherë së bashku me "dhitë" nga parcelat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In