• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtrimi me vizat në Kanada, zbardhet skema/ Ja sesi agjencia u shit me 1 euro

by Java News
27/04/2016 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klevis Rreshka, i arrestuari për mashtrimin me vizat e punës në Kanada është marrë në pyetje nga Policia në lidhje me skandalin që u ka kushtuar me mijëra euro disa shqiptarëve. Ai ka dhënë detaje në lidhje edhe me dy personat e shpallur në kërkim, Lule Makashi dhe Adeila Makashi, gruaja dhe vajza e ish-Drejtorit të Policisë së Durrësit.

Këto të dyja punonin në agjencinë që gjoja punësonte shqiptarë në Kanada, por që në fakt nuk rezultoi kështu. Rreshka, ka pohuar se ka pasur njohje me Adeila Makashin, vajzën e Lule Makashit. Për këtë shkak ai pohon se kanë punuar së bashku në agjenci. Para disa javësh sipas rrëfimit të Rreshkës, ata kanë biseduar së bashku dhe Luli Makashi, i ka pohuar atij se ka pasur probleme me agjencinë. Kjo pasi shumë nga personat nuk merrnin vizat sipas saj dhe se ata vinin kërkonin paratë dhe shumë herë bënin kërcënime, për shkak të pretendimeve që kanë.

Rreshka ka pohuar disa ditë më parë, ai kishte bërë një kontratë të shitblerjes së agjencisë me vlerën e 1 euroje.

Ai tha se nënë e bijë i kishin pohuar atij se do të shkonin në Kanada për të sqaruar, problemet për punësimin e aplikantëve në Kanada. Nënë e bijë me një linjë ajrore nga Rinasi udhëtuan drejt Italisë, për të udhëtuar më pas drejt Kandasë. Makashi mësohet t’iu ketë pohuar se kishte shkuar në Kanada pikërisht për të gjetur mundësi për të zgjidhur problemet e emigrimit dhe të punësimit klientëve të saj në Kanada.

Njoftimi i prokurorisë

Në datë 25.04.2016 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim 26 shtetas, të cilët kanë shpjeguar se kanë aplikuar në vitin 2014, për punësim dhe studime pranë shoqërisë ANDE–LM me administratore shtetasen Lule Makashi që ndodhet me seli në rrugën “Ismail Qemali” Tiranë që të pajiseshin me viza studimi apo punësimi në Kanada, Angli, Australi etj.

Pas kontaktit që keta shtetas merrnin me shtetasen Lule Makashi ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe per këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM.

Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentet që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza, dhe shtetasja Lule Makashi ka organizuar dhe takime të ndryshme në hotel xxxxx me persona që janë prezantuar si avokatë Kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së  aplikantëve.

Shtetasit që kanë aplikuar dhe kanë dorëzuar dokumentet për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë “Ande-LM” Sh.P.K, shuma te konsiderueshme në lekë dhe valutë.

Pasi kanë shkuar në datë 25.04.2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie kanë mësuar se shtetasja Lule Makashi së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit, dhe se ne administrim këtë shoqëri i’a kishin lënë shtetasit Klevis Rreshka, i cili është prezantuar se e kishte blerë ai këtë shoqëri dhe do i ndiqte ai procedurat për aplikantet që kishin bërë aplikimin dhe për personat që do të aplikonin.

I është marrë deklarim shtetasit Klevis Rreshka, i cili ka sqaruar se  ai ka njohje me A.Makashi vajza e shtetases Lule Makashi, që nga fundi i Dhjetorit të vitit 2015. A.

Makashi para një jave i ka thënë që nuk i kanë mirë punët në shoqërinë që drejtonte ajo së bashku me nënën e saj shtetasen Lule Makashi, pasi nuk po menaxhojnë situatën pasi njerëzit që kishin aplikuar për viza pune dhe studimi donin lekët e paguara, dhe nuk kanë mundësi likuidimi.

Për këtë fakt ka biseduar me Lule Makashi, për problemet e shoqërisë “ANDE-LM” që ishte në vështirësi financiare, dhe  kanë nënshkruar nje “Kontrate dore” në të cilën është përshkruar se Lule Makashi ia shet atij shoqerine “ANDE-LM’, 100 perqind te kuotave te shoqerise “ANDE-LM”, shpk se bashku me çdo te drejte dhe detyrim qe shoqëria ka ndaj cdo personi te trete, shtetasit Klevis Rreshka.

Çmimi i shitjes nga shitesi te blerësi eshte ne shumen prej 1 euro, e cila paguhet nga blerësi ne favor te shitesit ne momentin e nënshkrimit te kësaj kontrate. Kjo kontrate eshte bere ne datën 24.04.2016, rreth orës 18.00, ne ambientet e shoqerise “ANDE-LM”

Eshte ushtruar kontroll ne zyrat e shoqerise Ande-LM me administratore shtetasen Lule Makashi dhe  gjate kontrollit te ushtruar ne keto ambjente jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje sasi e madhe me dokumentacion aplikimesh dhe refuzimesh të perpiluara nga kjo zyrë si dhe kompjuterat që kanë shërbyer për aplikime apo për mbajtjen e të dhënave. Panorama

Next Post

Shteti më i madh islamik qëndrim kundër pavarësisë së Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In