• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mashtrimi me vizat, Ambasada Amerikane në Tiranë ka një thirrje për qytetarët shqiptarë

by A R
08/02/2024 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada e SHBA ka reaguar këtë të enjte pas operacionit të Policisë së Shtetit, në kuadër të të cilit pesë persona janë arrestuar dhe një i gjashtë është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për mashtrime me vizat amerikane dhe kontrabandim të qenieve njerëzore.

Policia e Shtetit tha se janë vënë në pranga pesë persona, R. N., K. P., K. K., K. L. dhe Xh. S., si dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në skema mashtrimi të aplikimeve dhe marrjeve të vizave amerikane, me dyshimin e dhënies ndihmë për kontrabandim të qenieve njerëzore. Sipas autoriteteve mund të ketë persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

“Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Prokurorinë e Tiranës për bashkëpunimin e tyre me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Departamentit të Shtetit të SHBA, i cili çoi në arrestimet e sotme. Vlerësojmë thellësisht partneritetin tonë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, Drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës Arenc Çela, prokurorin e çështjes Drini Pali dhe oficerët e përkushtuar të Policisë së Shtetit.

Njësia e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar u krijua pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë në vitin 2012 dhe është përgjegjëse për kryerjen e hetimeve penale në lidhje me lëshimin ose përdorimin e paligjshëm të pasaportave ose vizave; vjedhjet e identitetit dhe/ose mashtrimin me dokumente që prekin ose lidhen me programet, funksionet ose autoritetet e Departamentit të Shtetit të SHBA, si dhe krimet që lidhen me terrorizmin, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e qenieve njerëzore dhe lloje të tjera të krimit të organizuar ndërkombëtar. Ambasada e SHBA është e përkushtuar të hetojë dhe të punojë me partnerët tanë për të ndjekur penalisht ata që kryejnë mashtrime me viza.

Ambasada e SHBA u bën thirrje të gjithë aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane.”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Por, si funksiononte skema e mashtrimit me vizat?

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezulton se ka prova që dëshmojnë se shtetasi R.N., nëpërmjet adresës në rrjetin social ‘Istagram’, emrin “viza_amerikane_insider”, kishte vendosur postimin “viza Amerikane me garanci 100%. “Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet. 0683318483”. Shtetasi R.N., garantonte marrjen e vizës Amerikane turistike 10-vjeçare me ndërhyrjen e tij në Ambasadë kundrejt shumës 10 000 euro.

Gjithashtu, hetimet provuan se shtetasi R.N., personave aplikantë i falsifikonte të dhënat e formularëve elektronikë në aplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme, që aplikanti për vizë të kishte një profil kualifikues. Këtë gjë ai e bënte në bashkëpunim me aplikantin e vizës, sikundër janë aplikimet me shtetasit K.P., K.K., K. L., Xh.S., dhe E. Gj.,të cilët kanë rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin R.N., kanë falsifikuar formularët elektronikë për vizë amerikane duke e plotësuar me të dhëna jo reale.

Shtetasi R.N paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kualifikoheshin (merrnin vizën) shtetasi R.N merrte shumën prej 10 000 eurosh.

/a.r

Next Post

“Më tha nuk flas dot”, fqinja e të moshuarit që u plagos në Korçë flet për ngjarjen: Ishte i gjithi me gjak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas protestave, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

September 25, 2026
Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

September 25, 2026
Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

September 25, 2026
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan dhe vëllai i tij

Sherr me sende të forta në Elbasan, në pranga 4 persona, mes tyre edhe dy vëllezër!

September 25, 2026
“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

September 25, 2026
Tragjike në Elbasan, burrë e grua gjenden të vdekur në banesë

Zjarri shkrumbon banesën në Sarandë, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar, ja si paraqitet gjendja e tyre!

September 25, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Anulohet tenderi 50 milionë euro për Hemodializën në 4 spitale, Spahiu urdhëron ndalimin e procedurës! Shkak gabimet dhe…

September 25, 2026
Zelensky: Një dron rus goditi selinë e shërbimit të sigurisë në Kiev -

Zelensky i bën thirrje BE-së: Na duhen urgjentisht 27 miliardë dollarë, investime për prodhim dronësh e raketash!

September 25, 2026
E paprecedentë në Yzberisht, dy grupe me 23 të mitur përleshen dhunshëm me shkopinj bejsbolli! Policia parandalon tragjedinë dhe i procedon

E paprecedentë në Yzberisht, dy grupe me 23 të mitur përleshen dhunshëm me shkopinj bejsbolli! Policia parandalon tragjedinë dhe i procedon

September 25, 2026
Saharaja Perëndimore, Peruja mbështet nga OKB sovranitetin e Marokut dhe njofton hapjen e një konsullate në Dakhla!

Saharaja Perëndimore, Peruja mbështet nga OKB sovranitetin e Marokut dhe njofton hapjen e një konsullate në Dakhla!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com