• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mashtrimi 1 milion dollarë, arrestohen tre biznesmenët e kromit

by Java News
17/11/2016 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një hetim i Prokurorisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor ka zbuluar një skemë mashtruese financiare në fushën e kromit, me një vlerë rreth 1 milion dollarë, për të cilën është vendosur nga gjykata masa e arrestit në burg për shtetasit Sokol Nasufi, Mehmet dhe Rexhep Dauti. Vendimet e gjykatës ndaj këtyre personave janë ekzekutuar pasditen e së Enjtes nga ana e forcave të policisë.

Këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plotësuar fatura fiktive shit-blerjeje të lëndës minerare, në bazë të të cilave kanë përfituar rimbursimin abuziv në vitin 2013.

Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës, Njësia Task-Force, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, ka rezultuar se:

Sokol Nasufi, në cilësinë e administratorit të kompanive “Eurospeed Transh Chrom” sh.p.k dhe “Euro Trade Minerals Group” sh.p.k., ka bashkëpunuar me subjektin “Elidon 6”, nën administrimin e vëllezërve Mehmet dhe Rexhep Dauti, në aktivitetin e shit-blerjes së kromit.

Ndërmjet dy palëve në marrëveshje tregtare, pra kompanive të Nasufit nga njëra anë dhe kompanisë së vëllezërve Dauti nga ana tjetër, ka pasur një mosmarrëveshje civile, për pagesën e munguar të 6 faturave, në vitin 2013. Nga ky proces civil, kanë rezultuar të dhëna shtesë, të cilat i kanë ardhur në ndihmë hetimit, pasi ka rezultuar e provuar se kompanitë kanë përdorur fatura fiktive.

Në bazë të të dhënave hetimore, rezulton se sasia e kromit e shënuar në faturat e shitjes të subjektit Elidon 06, është një sasi kromi e vjedhur ( e grumbulluar në mënyrë të kundraligjshme) nga dy subjektet tregtare“Eurospeed Transh Chrom” sh.p.k dhe “Euro Trade Minerals Group” sh.p.k.. Ndërsa subjekti “Elidon 06” është përdorur për të bërë dokumentimin e mallit krom, duke qenë se ka liçensë minerare dhe është subjekt që ushtron aktivitet në këtë fushë për lëshimin e faturës së shitjes.

Pasi ka kryer këto veprime, shtetasi Mehmet Dauti, ka prishur bashkëpunim me shtetasin Sokol Nasufi dhe, në kushtet kur shoqëria e tij, për shkak të veprimeve të paligjshme është ngarkuar me vlera të larta detyrimi, ai ka paraqitur kallëzim penal kundër Nasufit. Gjithashtu, Mehmet Dauti i është drejtuar civilisht edhe gjykatës, ku ka kërkuar arkëtimin e faturave fiktive. Kjo lëvizje dyshohet se është një manovër për të shmangur përgjegjësinë penale, si dhe detyrimet tatimore.

Në mënyrë të përmbledhur, gjetjet e deritanishme nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës, janë:

– Rezulton se subjekti “Elidon 06”, në periudhën tatimore Maj, Qershor, Korrik dhe Gusht të vitit 2013 ka kryer blerje të shumta nga subjekte të ndryshëm tregtarë, kryesisht blerje të cilat nuk i kanë shërbyer aktivitetit. Këto mallra që sipas faturave janë bërë blerje nga ky subjekt, nga ana e kontrollit tatimor nuk i janë gjetur gjëndje dhe për këtë arsye nga grupi i kontrollit i janë bërë shitje, duke i nxjerrë detyrime tatimore në vlera të larta për këtë subjekt.

– Kjo periudhë përkon me periudhën të cilën ky subjekt ka realizuar shitje për dy subjektet “Eurospeed Trans Chrom” dhe “ Euro Trade Minerals”.

– Ka blerje nga subjekte të rretheve të ndryshme, ndërkohë që subjekt e ka selinë në Tiranë, por realisht e ushtron aktivitetin në Has. Këto blerje janë kryesisht me vlera 300,000 lekë, për të cilat sipas ligjit të kohës, lejohej shitja me para në dorë, por disa nga subjektet nuk e kanë pranuar që kanë shitur;

– Nga verfikimi i situatave financiare të deklaruara në tatime, të subjekteve “Eurospeed Trans Chrom”, “Euro Trade Minerals” dhe “Elidon 06”, rezulton se këto subjekte i kanë deklaruar në tatime 6 faturat objekt hetimi, si në librat e blerjes dhe shitjes, në FDP-të dhe të përfshira në bilancet e tyre.

– Si rezultat e veprimeve të kryera, shtetasit dhe subjektet nën hetim, rezultojnë detyrime të papaguara nga shoqëria “ Elidon 06” në vlerën 92.346.977 lek

Në vijim të hetimeve të kryera, Prokuroria e Tiranës kërkoi nga gjykata caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Sokol Nasufi, si edhe për Mehmet dhe Rexhep Dauti, të dyshuar për veprat penale të “Krijimit të i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, dhe “Falsifikimit të dokumentave” të kryer në bashkëpunim.

Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshime të arsyeshme se skema mashtruese në fushën e kromit është më e gjerë dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet.
BW/d.i.

Next Post
Amsterdam, tumori i gjirit shkatërrohet për 11 orë, pa kimioterapi

Amsterdam, tumori i gjirit shkatërrohet për 11 orë, pa kimioterapi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In