• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtrim e falsifikim, në kërkim italiani fitues i tenderit të pastrimit të Tiranës

by Aalison Pearse Stevens
31/08/2016 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpallet në kërkim me akuzën e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve biznesmeni italian që fitoi tenderin e vitit 2016 për pastrimin e qytetit të Tiranës, zona lindore. Policia e Shtetit dhe së fundi edhe Interpoli, kanë marrë një urdhër ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës ndaj shtetasit Antonio Abrusci, me detyrë administrator i firmës “Ecologica sh.p.k.”, raporton sot “Panorama”.

Ai akuzohet nga Njësia Task-Forcë e Prokurorisë së Tiranës se ka kryer veprën penale falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Sipas verifikimeve të bëra në sistemin TIMS, ka rezultuar se, çuditërisht, shtetasi italian është larguar nga Shqipëria menjëherë pas kallëzimit të bërë ndaj tij në Prokurori.

Biznesmeni mësohet se është arratisur nga vendi duke u larguar në Itali, ku pritet të nisë kërkimi nga ana e autoriteteve të atjeshme pas procedurave të shpalljes në kërkim ndërkombëtar. Tenderi me fond 120.059.893 lekë (pa TVSH) mësohet se është pezulluar nga Agjencia e Prokurimit Publik pas ankesës së paraqitur aty nga një prej kompanive pjesëmarrëse në konkurrim. Ky subjekt ka pretenduar se dokumentet e paraqitura nga biznesmeni italian dhe kompania e tij ishin të falsifikuara.

HETIMI

Hetimi ka nisur nga Prokuroria e kryeqytetit pas kallëzimit të bërë nga Ministria e Transporteve. Sipas burimeve, mësohet se kjo ministri është vënë në dijeni të falsifikimeve, pas një kërkese që Agjencia e Prokurimit Publik i ka bërë “për verifikimin” e dokumentacionit që kompania “Ecologica sh.p.k.” dhe Antonio Abrusci kishin paraqitur në Bashkinë e Tiranës ku fituan edhe tenderin me vlerë 1.2 miliardë lekë.

Gjatë verifikimit, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor në Tiranë gjeti se dokumentet ishin false në lidhje me 12 automjetet që shtetasi italian pretendonte se i kishte në pronësi të kompanisë dhe me të cilat kishte premtuar në aplikimin për tender se do të pastronte zonën lindore të Tiranës.

Për këtë arsye, Ministria e Transporteve, krahas përgjigjes që i ka nisur Agjencisë së Prokurimit Publik, duke qenë se kishte konstatuar një vepër penale, ka bërë kallëzim në Prokurori. Organi i akuzës ka nisur hetimet dhe me ekspertizë ka vërtetuar se dokumenti i paraqitur nga kompania e shtetasit italian në tenderin për pastrimin e Tiranës, në lidhje me 12 mjetet, ishte fals.

FALSIFIKIMI

Pas ekspertizës së bërë mbi dokumentin e falsifikuar, Prokuroria ka verifikuar rast pas rasti dosjet e 12 mjeteve me të cilat kompania që fitoi tenderin me fond 1.2 miliardë lekë do të pastronte Tiranën.

Nga verifikimi rast pas rasti për këto 12 mjete, ka rezultuar se disa nuk qarkullonin nga viti 2011, të tjerat nuk kishin paguar as taksa, as siguracion dhe në vitet e mëparshme kishin dalë me rezultatin “NGEL” edhe në kontrollin teknik vjetor të bërë pranë kompanisë SGS.

Për këtë arsye, në datën 27 korrik 2016, Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin italian. Pas kalimit të 30 ditëve, pritet që ai të shpallet në kërkim ndërkombëtar, edhe pse nga verifikimet rezulton se i dyshuari është arratisur në Itali.

Panorama/d.i.

Next Post
Ministri Ahmetaj zbarkon në Dibër, fushatë pë kandidatin Rama

Ministri Ahmetaj zbarkon në Dibër, fushatë pë kandidatin Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi shpresa e vetme”/ Berisha flet nga foltorja: Seriali më gjigant i protestave që ka njohur Shqipëria

“Jemi shpresa e vetme”/ Berisha flet nga foltorja: Seriali më gjigant i protestave që ka njohur Shqipëria

April 17, 2026
Shërbim Prove….

Unë dua të bëhem ministër…

April 17, 2026
Çfarë mund të bëjë Parlamenti për 21 janarin?

Çfarë mund të bëjë Parlamenti për 21 janarin?

April 17, 2026
Detaje nga plagosja me armë zjarri e 45-vjeçarit, shkak konflikti mes fqinjëve në Tiranë

Detaje nga plagosja me armë zjarri e 45-vjeçarit, shkak konflikti mes fqinjëve në Tiranë

April 17, 2026
“Armatimi i Beogradit është vënë re edhe në Bruksel”, Hoxha: Çdo cenim i sigurisë së Kosovës, cenon edhe sigurinë tonë

“Armatimi i Beogradit është vënë re edhe në Bruksel”, Hoxha: Çdo cenim i sigurisë së Kosovës, cenon edhe sigurinë tonë

April 17, 2026
Me fytyrën e fshehur nën kapuçë dhe pas pankartave, pas Berishës mbërrin në protestë edhe ‘grupi i zjarrit’

Me fytyrën e fshehur nën kapuçë dhe pas pankartave, pas Berishës mbërrin në protestë edhe ‘grupi i zjarrit’

April 17, 2026
Nis protesta e PD, Berisha lë selinë! Marshon me një grusht militantësh drejt Kryeministrisë

Nis protesta e PD, Berisha lë selinë! Marshon me një grusht militantësh drejt Kryeministrisë

April 17, 2026
Tymi pushton aksin Lezhë-Milot, digjen sërish goma dhe kabllo në brigjet e Matit

Tymi pushton aksin Lezhë-Milot, digjen sërish goma dhe kabllo në brigjet e Matit

April 17, 2026
FOTO-LAJM/ Protesta e PD, më shumë Range Rover se protestues! Pamje nga oborri i selisë blu

FOTO-LAJM/ Protesta e PD, më shumë Range Rover se protestues! Pamje nga oborri i selisë blu

April 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Farmacisë 10 në Tiranë, një i plagosur (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri pranë Farmacisë 10 në Tiranë, një i plagosur (EMRI)

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In