• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Ahmetaj zbarkon në Dibër, fushatë pë kandidatin Rama

by Aalison Pearse Stevens
31/08/2016 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata e kandidatit të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane Muharem Rama ka vijuar në fshatin Grevë të njësisë administrative Melan ku u zhvillua një takim me fermerë të zones në një plantacion mollësh. Kandidati Rama u ndal tek programi për rritjen e subvencioneve në bujqësi e blegtori, investimet në vaditje e kanalizime ashtu sikurse edhe për regjistrimin e fermave. Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se tanimë është mekanizmi i duhur që ata të përfitojnë kredi investimi me subvencionim nga Buxheti i Shtetit.

“Është fondi i garancisë që kemi bërë me BERZH-in, që jep mundësi për kredi të vogla apo edhe të mëdha. Kredi me interes të subvencionuar nga Buxheti i Shtetit, pa kolateral në mënyrë që të zhvillohen fermat e vogla apo të mëdha, qoftë bujqësore apo qoftë blegtorale. Mos harroni edhe një element tjetër, ato ujëmbledhësa deri më dje nuk dihet se kush i ka patur, nuk dihej se kush kujdesej. Sot, e ka me përgjegjësi qoftë ligjore e qoftë financiare bashkia. Bashkia e Dibrës por edhe gjithë bashkitë e Shqipërisë, këtë vit që vjen marrin gati 25 milion USD më shumë se ç’kanë marrë vitin e kaluar”, u shpreh Ahmetaj.

Ndërkaq, ministri Ahmetaj u ndal edhe tek debati mbi Rrugën e Arbrit duke konfirmuar se qeveria e majtë është e vetmja që e ka marrë seriozisht këtë çështje.

“Mos harroni se është një premtim prej 20 vitesh që për herë të parë konsiderohet si një projekt serioz në tryezë të qeverisë. Unë nuk kam nevojë ta përsëris por e kam me shumë dëshirë ta theksoj se kjo qeveri ka për ta bërë rrugën e Dibrës, në daç Rrugën e Arbrit, në daç rrugën nga Librazhdi”, nënvizoi Ahmetaj.

Kordinatori socialist për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri komentoi premtimet e kandidatit të opozitës për pagesën e faturave të energjisë së qytetarëve përmes buxhetit të bashkisë.

“E kam dëgjuar kandidatin tjetër që bën premtime që nuk i mban dot e që janë thjesht mashtrime. Dibranët e kuptojnë shumë mirë se sa ke mundësi. Thotë tani se unë do tu paguaj energjinë elektrike me buxhetin e bashkisë. Kjo është një gënjeshtër, një mashtrim i gjallë. Kjo tregon se ti nuk ke asnjë program për Dibrën e jep premtimet që i ka në dorë qeveria qendrore”, nënvizoi Gjiknuri.

ma.me

Next Post
Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare në Belsh, Rama: Realitet i transformuar

Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare në Belsh, Rama: Realitet i transformuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

July 1, 2026
Serbia futet në epokën e re të mbrojtjes ajrore me sistemin kinez HQ-9, rritet shqetësimi në NATO

Serbia futet në epokën e re të mbrojtjes ajrore me sistemin kinez HQ-9, rritet shqetësimi në NATO

July 1, 2026
SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

July 1, 2026
Anglia kualifikohet mes vuajtjesh, Kane përmbys Kongon

Anglia kualifikohet mes vuajtjesh, Kane përmbys Kongon

July 1, 2026
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

Shehi ‘i kujton’ Berishës: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

July 1, 2026
Kapedanët

Revolucion me pirun në dorë

July 1, 2026
VIDEO / Fatmir Mediu ia merr valles, të tjerët i hedhin tufa me lekë

VIDEO / Fatmir Mediu ia merr valles, të tjerët i hedhin tufa me lekë

July 1, 2026
VIDEOLAJM / Dita e 32-të e protestës, ja pjesëmarrja para Kryeministrisë

VIDEOLAJM / Dita e 32-të e protestës, ja pjesëmarrja para Kryeministrisë

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In