• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mashkulli ka hise me qenin

by Enkel Demi
13/05/2016 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Pas videos që publikoi Ylli Rakipi në Ora News, të shumtë do të kenë qenë ata që kanë thënë: “Shyqyr nuk isha unë”. Një tjetër zyrtar u bë i njohur në Shqipëri për punë brekësh, veçanërisht kur i ka me birë. Të tjerë do e kenë kaluar pa gjumë, sepse asnjëherë nuk i dihet në botën e sotme, ku telefoni veç për të folur nuk përdoret më.

Në fakt, as nuk dëshiroj ta sjell në mend se në cilin hall është shtënë kryetari i Peshkopisë. Më shumë se për të, familja e tij do të kalojë në një kalvar turpi, vetëm pse i pari i shtëpisë ka dashur të bëjë më të bukrin e shpendve. Mashkulli është një qënie instiktive, ku racionalitetin duhet ta vërë në punë me vullnet, ndërsa moralin me bindje dhe besim. Një njeri i mençur më thoshte dikur se mashkulli ka hise me qenin. Tek sheh fakte të tilla që të ngjallin krupën mendoj se ai që ma thoshte ka të drejtë. Qeni e kërkon atë plaçkë tëpkë kështu, robi duhet të zotërojë tundimin.

Jam i sigurtë që gjatë këtyre orëve në rrjetet sociale ia kanë bërë gjyqin zotërisë me të mbathura e padyshim vajzës që e shtiu në kurth. Por, nuk duhet të fshihemi pas gishtit, sepse ka plot të tjerë, të cilët po t’i rreshtosh krijojnë një ushtri që si thotë Bleona as nuk dinë me ta lyp. A nuk doli një vajzë në televizion dhe na rrëfehu historinë se si shkon me një deputet të Kosovës, të martuar? Ky i fundit i ka blerë banesë në Tiranë, i përgjigjet çikës, edhe që ajo të shndërrohet në një kukull fëq-fëq. Ky deputeti që po e mbajmë edhe për burrë zotni ka ndonjë ndryshim nga ai i motelit? Një tjetër modele me emër e mbiemër doli dje, duke rrëfyer se edhe ajo bënte jetë paralele me një deputet me unazë në gisht, po të Kosovës. Këta të Prishtinës po kontribuojnë më shumë si aktorë porno për portalet, se të bëjnë ligje për atdheun.

Po në media sa raste ka që gazetaret i heqin nga puna se nuk ja kanë dhënë redaktorit, kryeredaktorit apo drejtorit? Sa raste ka që vajza pa kurrfarë domethënie janë promovuar në televizion, spektakle, studio debati, por edhe politikë, vetëm se kanë thyer mikrofonat e moderatorëve me nam?

Sa pasunarëve nuk u del gruaja që kanë te shtëpia, ndaj kanë dhe një dashnore? Sa sipërmarrës ka që nuk u del gruaja te shtëpia, dashnorja dhe zënë një të tretë? Ngjan si loja e kungulleshkave.

Kjo lloj jete është futur në vlerat tona, përditshmërinë. Dikush i thoshte Lencit, një shokut tim, që po ta kishte dhe gruan në punë, do e kishte zënë një dashnore, se i dilte llogaria, ndaj o Lenc a njeh njeri ta fusim gruan e tij në punë? Çështja është se po e futëm mos ia kërkojnë edhe asaj e bëhet lëmsh, rrjetë merimangash. Kështu, shumë lëshuan psherëtimën: “Shyqyr që nuk isha unë”, por janë t’u prit’ rradhën se Ylli ka emision çdo javë.

Next Post

Lunaçek: Njohja e Kosovës, kusht për Serbinë që të hyjë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein trondit sërish SHBA-të, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump! Zbulohet dëshmia e ish-modeles zvicerane

Dosja Epstein trondit sërish SHBA-të, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump! Zbulohet dëshmia e ish-modeles zvicerane

October 26, 2026
Kamala Harris u përgjigjet kritikëve të saj: Prioriteti është fitorja e demokratëve

Kamala Harris u përgjigjet kritikëve të saj: Prioriteti është fitorja e demokratëve

October 26, 2026
Dita e 14-të e protestës, zbehen aktet e dhunës, mungon “grupi i zjarrit”, por jo maskat! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë

Dita e 14-të e protestës, zbehen aktet e dhunës, mungon “grupi i zjarrit”, por jo maskat! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë

October 26, 2026
“Topi i Artë”, spanjollët zbulojnë fituesin

Ceremonia e “Topit të Artë”, zbulohet treshja favorite për ta fituar! Ja renditja e vendeve të para, Bellingham e Hakimi jashtë “Top 10”

October 26, 2026
“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

October 26, 2026
“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

October 26, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

SHBA bëhet gati për sulme ndaj Iranit, operacionet ushtarake brenda 96 orëve!

October 26, 2026
Papa Leoni XIV dhe kanceri i mushkërive te joduhanpirësit, çfarë duhet të dimë

Pas operacionit në mushkëri, Papa Leone do të udhëtojë drejt Amerikës së Jugut: Kontinenti ku kam përjetuar shumë momente të jetës sime

October 26, 2026
Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

October 26, 2026
Gjermania do të rrisë taksën e duhanit, paketat e cigareve mund të arrijnë deri në 12 euro deri në 2030-ën

Paketat e duhanit në Shqipëri do të kushtojnë gati sa në BE, rritje e çmimit me mesatarisht 15 lekë në vit! Nga cigaret, te shisha dhe nargjila (TABELA)

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In